Shumë te huaj, por edhe vendës, e vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitekturale të ndërtimit të shtëpive me gurë e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private të ndërtuara në shtëpi te vjetra karakteristike.
Në Gjirokastër mund të vizitosh Qendrën Historike me Pazarin dhe objektet e tij karakteristike, si dhe Kështjellën, ku përveç Muzeut të Armëve të ofron pamje shumë të bukura të qytetit nga lart.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Në Gjirokastër vizitori mund të vizitojë edhe Muzeun Etnografik, Shtëpitë karakteristike të Zekatëve, Skëndulatëve, Babametos, Kadaresë,Topolli, Hanin e Zagorisë, etj.
Në Luginën e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku më të rëndësishmit janë “Antigonea”, rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit shek.II pas.k. në afërsi të fshatit Sofratikë.
Mbresëlënëse dhe me vlera historike e arkitektonike janë edhe Kishat paleokristiane të Shën Marisë në Labovë te Kryqit dhe Peshkëpi.
Për të apasionuarit e natyrës me shumë vlera janë parqet natyrore si, Viroit, Sotirës, Ujit të Ftohtë Tepelenë, Hotova, Pllaja e Cajupit (1200 m), Ujërat Termale të Bënjës (Përmet) si dhe kanionet e Lumit të Suhës, Zagorisë dhe Vjosës, shetitjet me kuaj ne fshatrat e zones etj.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)