Lojrat e femijerise ne poezine e gazetaritr te njohur Agron Mema.
Kjo poezi na kujton se dikur nuk ishin te harruara, ndersa sot ndodh ndryshe.
Ka nje mesazh per prinderit dhe femijet e sotem, jo vetem duart ne internet po me shume pergatitje fizike edhe nepermjet lodrave te bukura te femijerise.
Lexoni dhe thoni mendimin tuaj per kete poezi kaq te bukur per mesazhin e forte qe percjelle!
Ç`U BËNË LOJRAT POPULLORE?
Ç’u bënë lojrat popullore,
Që na kishin aq lezet?
-Si ushtarët në llogore,
Natë e ditë në internet!
Pse e vrisni fëmijerinë
Me këto aparatura?
Janë ditë që më s’vijnë,
Do bëheni gra e burra.
Dhe në shkollë nuk pashë njëherë,
Lojnat që t`i bëjnë mësim,
Lojnat që kanë aq shumë vlerë,
Në stërvitje e edukim.