in

Kiço Lulo – Kryemjeshtri i Skalitjes së Gurëve të Munumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe Veprave të tjera në Gjirokastër!

Pas babait, Apostolit qe kish gdhendur guret e pare ne shtepi te medha te Lunxherise si ne Dhoksat e Qestorat, ne themelet e Ures se Zogut, ne shtepine e madhe te Zigait ne Pazar, ne gazermat e Gerhotit, eshte nga gdhendesit e pare te gureve dhe “ mureve ” te ndertesave ne ne Qafe te Pazarit dhe ne periferi te saj.

Perpara clirimit, privat me pare, se bashku me babane dhe sipermarres Qirjako Kozmane, ne Gjirokaster ka ndertuar shtepi nga themeli.

Jane disa shtepi te tilla dhe porta me harqe te gdhendura qe sot jane dhe monumente kulture, te mbrojtura nga shteti.

Xha Kiçua, e filloi dhe e mbylli punen vetem ne shtet, ne ndermarrjen e ndertimit.

Nga punet e para te tij jane skalitja dhe vendosja e gureve ne harqet e spitalit te Gjirokastres te pa ”vrara” dhe sot nga koha edhe pse kane kaluar dhjetra vjet, skalitja e gureve nga mademet e malit te Krujes qe u vendosen si bazament ne Monumentin e Skenderbeut ne Bulevardin e madh te Tiranes, ku per gdhendjen e tyre punoi se bashku me “ 2 Kiçot” (Koçon e gjate dhe Koço Lolin e shkurtër ) sic i quante.

Kontribuiti i tij si kryemjeshter i trajtimit te gurit eshte i madh edhe ne zonen e pazarit karakteristik, ndertimin e portes me hark te nderteses se Komitetit Ekzekutiv, harqet me gure te gdhendur te ish-gjykates, porta me hark guri e Turizmit (Hotel Çajupi), porta hyrese dhe muret me gure te skalitur te shtepise se Enver Hoxhes sic quhej, guret e “stolisura” te Pallatit te Kultures qe nuk eshte me etj.

Fotua qe shikoni eshte e vitit 1964 kur ai punonte me shoke bashke dhe ata mjeshtra te gdhendjes se gurit per ndertimin e Turizmit ne sheshin e Çerçizit. (Nga lart majtas Koçua i gjatë, Koço Loli (i shkurtër ), Miho Kristo ing.asistent, Visar Kristo, nje teknik ndërtimi, usta shumë i mirë Miç Milari, Peçi Kristo babai i Mihos dhe Visarit, Kico Lulo kryemjeshtër, Leonidha Dhoska, Ndreko Lulo ( djali i tij) normist më vonë drejtor i Ateljesë Gjirokastër dhe Vaso Roze.

Per pune te lavderuar e te vleresuar ai mori me dokument titullin e Kryemjeshtrit, firmosur nga ministri i asaj kohe i ndertimit Josif Pashko, shoqeruar me nje rroge baze ne nivelin e nje page te nje nepunesi te larte.

Puna si guregdhendes i eshte vleresuar dhe me pas, ashtu dhe ne vitet e demokracise, pas vdekjes, nderuar me nje titull te ngjashem si i pari nga Bashkia e Qytetit.

Mbi çdo çmim e titull eshte puna qe ka lene pas, vepra si mjeshter i gurit, i skalitjes dhe stolisjes ne shtepite karakteristike, ne portat me harqe nje pjese monumente kulture, ne urat dhe veprat e medha ndertimore, brenda e jashte Gjirokastres.

Jo me kot ata qe e kane njohur kur kalojne prane tyre dhe thone:

“Ja keto gure, mure e porta te gdhendura jane nga dora e mjeshtrit Kico Lulo”.

What do you think?

Written by admin

Byreku me Lakra që e Hëngri Maçja në Amerikë dhe i doli Nami në Gjirokastër!

Erdit Asllanaj – “Drejtori” dhe “Doktori” i Portokallisë rrëfehet në ReportTV