in

Këtë Lajm Duhet ta Lexojnë të Gjithë Mjekët

Qeveria ka akorduar një bonus prej 250 000 lekësh përveç pagës për të gjithë ata mjekë të cilët do të japin shërbimet e tyre në spitalet rajonale. Më herët bonusi i mjekëve ka qenë në vlerën 100-mijë lekë përveç pagës.

Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, sipas nevojave. Këta mjekë të specialiteteve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus deri në 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë në muaj.

Vlera e bonusit përcaktohet, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky bonus, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, trajtohet sipas shkronjës “e”, të pikës 2, të kreut II, të vendimit nr.77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, të ndryshuar. Stimul ky për bluzat e bardha që profesionalizmi dhe thirrja drejt misionit të jetë sa më e fortë.

What do you think?

Written by Admini

Kjo Eshtë Ekaterini Sakelaropulu- Presidentia e Parë  Grua në Historinë e Greqisë

Kulac, si ai qe na i bejne gjyshet tona te dashura