in

“Këpucët me xhufka” që Shëtitën Ekranet e Botës pas Valles Gjirokastrite në Festivalin Folklorik Kombëtar më 1983!

Ata ishin elita e këpucarëve profesioniste te qytetit, Miho Burdhima, Andrea Kaçi, Zilfo Bakiri, Niko Curi, Thodhori Lile etj. Me emër, mjeshtra ne profesionin që ushtronin, sidomos per kepucet me xhufka.

 

Siç flitej, nese porositje kepuce tek ata, shkoje dhe 10 vjet pa i hequr nga këmba. Nuk ishin vetëm lëkurët cilësore, psidhet, shollët e materialet e tjera për këpucë të bukura për perdita dhe ngjarje, po mbi to modeli dhe meraku i tyre për cilësinë jo puna shkel e shko.

 

Një jetë në këtë zanat, me çekiç e sakorafë në duar, nuk u shkeputen dhe nje dite nga profesioni që i mbajti me buke, edhe pas çlirimit te vendit, nga `47 me Vaso Senicën me dyqan në katin e parë të shtëpisë së tij, të kërkuar per cdo lloj modeli po vecanerisht këpucë për nuse e dhëndurë.

 

Me ngritjen e kooperatives se artizanatit përgatitnin këpucë për shumicën, edhe potina për ushtrine, te forta që nuk i çanin as gurret, por dhe nga këpucët më porosi nuk hoqën dorë, nga ato të traditës, të parat, këpucët me xhufka që shkonin dhe 10 ditë me to në duar me një palë. Kerkoheshin me raste, per ngjarje dhe festa, grupe që shkonin jashtë shtetit dhe perfaqesonin vendin me valle te traditës.

 

Do te kalonin shume vite. Edhe pas pensionit, mjeshtrit e Këpucëve me Xhufka nuk hoqën dore nga prodhimi i tyre. Kështu dhe disa muaj para Festivalit Folklorik Kombetar te vitit 1983, sikunder kishin punuar edhe per festivalet e kaluara. I mblodhen ne fabriken e kepuceve dhe u thane: “Na duhen kaq e aq Këpucë me Xhufka, i duam si te parat, te tradites, nga dora tuaj!”.

 

 

Dhe ata të mbledhur bashkë, në një tavolinë, hapën letrat, skicuan, bënë modelin e vjetër, si vite të tëra, të shkuara, që, sa i nxirrnin ne treg, “nuk binin ne shesh”. Vec tyre, prodhuan edhe shollë, këpucë, pandofla e tjetra, po mbi to, më të mirat, plot hijeshi, këpucët me xhufka.

 

Kur i vendosen ne tavoline, radhë-radhë, ekspertet e kulturës mbeten me gojë hapur për paraqitjen, fortësinë dhe cilësine, të hijshme. Prodhuan aq sa duheshin për valltarët e grupit të qytetit, Gjirokastres, po më vonë drejtuesve të fabrikës iu hap oreksi dhe, ne krah të mjeshtërve vendosën dhe këpucarë të tjerë, hapën linjë të re, kështu këpucët me xhufka te tradites, te harruara, moren dhe rrugën e eksportit.

 

Nje nder ata mjeshtra qe pergatisnin këpucë me xhufka ka qene edhe Sotir ( Sokrat) Kristo. Ne vitin 1959, kur erdhi Hrushovi per vizite ne Shqiperi, ai dhe disa mjeshtra te tjere pregatiten disa pale kepuce me xhufka, te cilat do t’ja benin dhurate Hrushovit nga qyteti i Gjirokastres.

 

What do you think?

Written by admin

Shpërthimi në Mes të Ditës në Shkodër! Pamjet Filmike pak Çaste më Pas Tregojnë Tronditjen e Qytetarëve pranë Tregut!

Shtëpitë e Pritjes në Gjirokastër dhe Transformimi i tyre ndër Vite!