Agjensia e Sherbimeve Publike ka pastruar gati 10 ton mbetje ne dy ditet e fundit pergjate bregut te lumit Drino ne qytetin e Gjirokastres.
E shtresezuar prej vitesh sasia e mbetjeve eshte edhe me e madhe por problemi kryesor eshte fakti qe njerezit i hedhin mbeturinat jo ne vendin e tyre neper kazane plehrash por sidomos ne perrenjte qe pershkojne qytetin dhe me pas depozitohen aty bashke me prurjet qe vijne nga lumi.
Kryetari i Bashkise ne nje interviste per Top Channel konfirmon situaten problematike dhe siguron se do te kalojne ne keshillin bashkiak masa ndeshkuese per te gjithe ndotesit e ambjentit.
Kryetari i Bashkise Flamur Golemi vuri theksin sidomos te problemi i mos hedhjes se mbeturinave ne vendet e caktuara:
“Banoret ketu kane kazanin, pra kazani nuk eshte me larg se 100 metra, dhe nuk denjojne te shkojne t’i hedhin te kazani por u pelqen me mire te ndotin lumin, bregun e lumit, sesa t’i cojne te kazani.”
Per me shume ndiqni intervisten e dhene per Top Chanel:
Nisma per pastrimin e mbeturinave, jo vetem ne Gjirokaster por ne te gjithe Shqiperine, jane marre edhe nga shoqata apo shoqeria civile ne te kaluaren por ky problem vazhdon te jete shqetesues per faktin se nuk jane marre masa ndeshkuese.
Duke shpresuar ne nje zgjidhje sa me te mire te problemit te ndotjes se ambjentit kryesisht nga papergjegjshmeria, shfrytezojme rastin t’u bejme thirrje te gjitheve qe te respektojme ambjentin e perbashket ku jetojme dhe te marrim mundimin te bejme disa hapa me shume deri te kazani me i afert i plehrave.
Ju falenderojme per cdo akt qytetarie dhe perkujdesje nga ana juaj!
/Redaksia, Gjirokastra Online