Mjeket e Kardiokirurgjise ne QSUT keto dite jane ndjere me te gezuar se kurre per realizimin me plot sukses te operacioneve per 5 foshnja qe linden me probleme ne zemer, me i vogli 5 ditesh deri ne 30 ditesh.
Ka qene mjeku i njohur kardiolog Altin Veshti qe kete gezim dhe sukses e ka ndare per familjaret e foshnjave dhe miqte e tij ne fb.
Vec te tjerave Ai ka shkruar se foshnjat tani gezojne shendet te plote fale nderhyrjes ne kohe dhe vlereson bashkëpunimin shumë te mire mes ekipit të Kardiokirugjisë, Pediatrisë dhe 2 materniteteve Koço Gliozheni dhe Mbretëresha Geraldinë.
” Operacione të një kompleksiteti shumë të lartë që kryhen me gjithë vështirësitë e mëdha. Urime të gjithëve”, shkruan mjeku Altin Veshti.