in

Kanionet e Bënçës në afërsi të Tepelenës

Kaninonet e Bënces në Tepelenë, përshkohen mes për mes nga lumi me të njëjtën emër dhe që shkon në thellësi të maleve të Labërisë mes fshatrave Gusmar, Lekdush dhe Progonat.

Është një mjedis i egër, i paprekur nga dora e njeriut, dhe mahnitës. Gjatë eksplorimit do të keni mundësinë të shijoni freskinë e lumit (që është gjatë gjithë vitit mjaft i ftohtë duke qënë se është lum malor), kanione të larta por që mund të përshkohen relativisht lehtë duke qënë se prurjet e lumit të Bënces janë më të pakta gjatë stinës së verës, një gjelbërim të pafund që ngrihet lart deri nëpër kanione, si edhe një numër të madh ujvarash të vogla, të cilat rrjedhin nga faqet e maleve përreth. Për të apasionuarit e peshkimit, lumi ofron mundësi të mira për ato që gjuajnë më grep ose me pushkë peshkimi (pa e dëmtuar mjedisin).

Kanionet e Bënces ndodhen në afërsi të Tepelenës, në krahë të djathtë para se të hysh në qytet, merr një rrugë që të con drejt fshatit Bënce. Rruga është e paasfaltuar, por mund të kalohet edhe me makina të vogla nëse këto nuk janë tepër të ulta. Ideale do të ishte me fuoristradë. Pasi kalonin fshatin Bënce (gjatë rrugës do keni mundësi të shihni edhe një ujësjellës shumë të bukur që kalon mes përmes lumit, të ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës) udhëtoni edhe përreth 10 minuta me makinë deri kur rruga për makina të mbarojë dhe shihni diku të parkoni aty. Më pas, itinerari vazhdon në këmbë mes për mes kanionit, përgjatë lumit ku terreni është i thyer dhe rrëshqitës. Këshillohet të merrni një palë këpucë gome me të cilat mund të ecni në lum dhe që mos të jenë të rrëshqitshme.

Udhëtimi në këmbë nëpër kanion mund të zgjasi 2-3 orë, në varësi se sa në thellësi të kanionit doni të eksploroni, dhe duhet të llogaritni edhe kthimin mbrapa në vendit ku u nisët në këmbë. Siguroheni të keni rroba me mëngë të gjata pasi mjedisi mes malesh është i freskët gjatë gjithë kohës, dhe temperaturat e ujit të lumit janë relativisht të ulta. Merrni ndonjë ushqim me vete gjatë kohës që ecni nëpër kanion.

Si të shkoni? Nuk ka guida turistike që ofrojnë mundësi për të vizituar Kanionet e Bënces. E vetmja mundësi është ta vizitoni duke u organizuar vetë, dhe duke u përgatitur mirë, pasi ky mjedis është i egër dhe i virgjër, me veshje dhe këpucë të përshtatshme për hiking në lum, ushqim me vete, dhe me makinën tuaj deri në dalje të fshatit Bënce të Tepelenës.

Në cilën periudhë këshillohet të të shkoni? Duke qënë se është një kanion dhe për shkak të prurjeve të lumit që mund të jenë të mëdha në periudha të tjera të vitit, me temperaturat e këtij të fundit që mund të jenë edhe tepër të ftohta, periudha më e këshillueshme për t’i vizituar është ajo midis Korrikut dhe Gushtit.

Kush mund ta vizitojë? Ky udhëtim rekomandohet vetëm për të rritur të cilët kanë eksperiencë në hiking në distancë dhe të cilët kanë dëshirën të eksplorojnë. Terreni është i vështirë edhe pse jo i rrezikshëm, dhe kërkon përgatitje relativisht të mirë për t’u përballuar. Ecja në kanion mund të zgjasë 4-6 orë (vajtje-kthim) në këmbë, pa llogaritur distancën me makinë që iu duhet deri në fshatin Bence te Tepelenes./Shprehjetelibrave/

What do you think?

Written by admin

Promovohet libri i ri i autorit Naxhi Kasoruho ” Gjirokastra -Universi i gurte”

Receta e mengjesit, keto petulla dalin shumë të shijshme dhe nuk marrin fare vaj