in

Kampionia Shqiptare e Botës në Xhudo Majlinda Kelmendi Deklaron se i Kërkojnë të Humbasë para Serbes! Dhe nuk janë Serbët që ja kërkojnë këtë humbje të trukuar!

Majlinda Kelmendi nëpërmjet një statusi në Facebook, të cilin më pas e ka fshirë, ka denoncuar një fakt shumë të rëndë.

Kampionia e botës në xhudo, ka deklaruar se i kanë organizuar një ndeshje me një xhudiste serbe dhe ndeshja është e trukuar, pasi ajo duhet të humbasë.

Ajo ka denoncuar zyrtarët e federatës se po organizojnë një ndeshje me një xhudiste serbe, të cilën e kanë trukuar. Sipas saj, ata i kanë kërkuar kampiones shqiptare që të humbasë.

E irrituar nga ky fakt Majlinda e ka shpërndarë me ndjekësit e saj të shumtë këtë fakt në Facebook, por më pas e ka fshirë komentin.

Ndër të tjera ajo thotë se e gjithë kjo bëhet për qëllime politike nga zyrtarët e federatës së Kosovës.

Majlinda Kelmendi, lindur më 9 maj 1991, është një xhudiste shqiptare nga Peja e Kosovës. Në vitin 2013, Majlinda qëndronte në vendin e parë në renditjen ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për kategorinë −52 kg.

Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë.

Më 24 dhjetor 2014, ajo u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave”.

Me vone ky lajm eshte pergenjeshtruar:
https://telegraf.al/sport/kane-kurdisur-nje-ndeshje-me-nje-serbe-ku-duhet-te-humbas-reagon-avokati-i-majlinda-kelmendit

What do you think?

Written by admin

Dita e Ujit të Bekuar në Gjirokastër! Ja kush u hodh dhe kapi kryqin te bregu i lumit Drino!

Rasheli e thotë hapur: “Ermal Mamaqi më ka…” -E nxori kokën dhe Ermali sesi i rrekruton modelet në emision!