Kështu kujtohet, si lokali me i pëlqyer për familjarët dhe rininë e gjimnazit dhe ate të pedagogjikes. Shirrit nuk mbahet mend te jete prere, po nga dita e pare, në krye te portës prej druri u vendos nje tabele me drita Kafe-Pasticeri “Moska” deri diten që marrëdhëniet midis dy shteteve u prishen.
Ca kohe mbeti pa emer po pastaj u vendos nje tabele e re me emrin e Kryeqytetit tone, Tirana, që e mbajti te pandryshuar edhe disa vite pas `90-tës.
Kafe-Pastiçeri “Moska” apo “Tirana”, sot lokal pa emër, i privatizuar, dallohej per cilësi dhe shërbim të kulturuar. Aty më parë punonte një banakier nga më të mirët, Sevo Stavri, më pas në banak gra nga të parat në shërbimin tregtar dhe sektorin social, emri i të cilave përmendej edhe ne kronikat e lajmeve te Radio Gjirokastres që mbulonte me valë qytetin e deri diku edhe zonen e Gërhotit. Punonjëset merrnin urime edhe nga klientet, përshëndetje në emisionin muzikor te Radio-Postes me muzike popullore, kenge e melodi te lehta ku vend te pare zinin kerkesat per kenget dhe vallet e Jugut.
Kjo kafe-pastiçeri përmendej për dy gjëra: e para, per kafen me kajmak që pergatiste Ferua e Kumanelit, siç i flisnin, e palarguar nga kujtesa e qytetit për cilësinë e kafesë që edhe pse e bluar kishte shijen e kafesë të shtypur në gurë. Ferua kujdesej që çdo klient, vendas apo udhetarë i rastit, te ngrihej nga tavolina i kenaqur.
Thonë dhe sot te vjetrit: ”Kafe që bente Ferua e Kumanelit nuk shijohet më në Pazar”.
Lokali vleresohej edhe per shumëllojshmërinë e ëmbëlsirave, shumica ne tepsi, mbuluar me sherbet, bakllava me flete barbarozi persiper, pendispanjë e larte sa pellembe e dores, revani e tullumba që moskovolisnin nga vanilja, karafili e kanella, pastaj llojet e pastave, të gjata e të rrumbullakta, disa me fjongo persiper, kremi ngjyra ngjyra…
Kujdesi për pamjen dhe sherbimin në këtë kafe-pastiçeri ka qëne i vazhdueshem, me restaurime te brendeshme, me merakun për ta prezantuar si lokalin më “modern”, te kohës në Pazar. Emër e cilësi bashkë gëzonte dhe më shumë në prag te Festave Kombëtare, si dhe në prag te Festivalit Kombëtar te 1973. Anët e mureve u veshen me dru te gdhendur, ne faqen e murit te sallës së madhe u përurua mozaiku ‘Festivalistët’, u ndëruan karriget e tavolinat, dhe ato prej druri te gdhendur, me pas, me futjen e sfungjerit, u bene dhe me te rehatshme, më të buta.
Kështu ne pamje e sherbim per te ndryshuar “strukture” dhe opinion pas vitit 1990 që u kthye ne gjendjen e viteve 1950 e ca, restorant, ku gatuhej nga mengjesi deri ne oret e vona. Këtë rradhë jo për klientët e ngeshëm, vendalinjë, që dimrit preferonin raki me meze dhe veres birrë në shishe; ashtu aranxhata e Ujë Gline në shishe qelqi që nuk mungonin.
Lokali mbushej tani me kliente te ardhur që prisnin emrat per vizat në Konsullaten Greke ashtu dhe refugjate të vonuar që binin për të fjetur në hotelet e shkundura, populluar me vite prej tyre.
Kjo është me pak fjalë historia e kafe-pastiçerisë më të mirë në Pazar të Gjirokastrës e mbetur dhe sot ne kujtime me emrat e parë “Moska” dhe “Tirana’.