in

Duka përballë Finos! Ish Kryeministri Bashkim Fino, më parë Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, sfidon kandidatin e vetëm të FSHF Armand Duka!

Sot pritet që Bashkim Fino të zyrtarizojë kandidaturën e tij për president në zgjedhjet që do të organizojë Federata Shqiptare e Futbollit në asamblenë e saj të përgjithshme zgjedhore më 7 shkurt.

Por, ndërsa pritet regjistrimi i kandidaturave, duket se kreu aktual Armand Duka është kujdesur që të krijojë rreth vetes besnikët e nevojshëm për të mbajtur edhe më tej pozitat e presidentit të federatës. Anëtarë me të drejtë vote sipas rregulloreve të federatës janë 66, por mbi 10 vota nga këto janë të sigurta për Dukën, pasi në asambletë e mëparshme ai është kujdesur që të sanksionojë në rregullore votën e sigurt me krijimin e të ashtuquajturave shoqata, që funksionojnë nën juridiksionin e vetë federatës dhe kanë lidhje me sektorë të ndryshëm të saj si arbitrimi, trajnimi, mjekëve etj. Në dukje pak numra, por po të shtosh këtu dhe shoqatat rajonale sipas qarqeve, bëhen në total 12 vota të sigurta për kreun aktual të federatës. Këto 12 vota ndahen në 4 të brendshme, pra që u përkasin trajnerëve, mjekëve, arbitrave e futsallit, si dhe 8 vota nga shoqatat sportive rajonale. 54 votat e tjera janë të klubeve, të cilët votojnë sipas parimit një anëtar një votë.

Bazuar në këto terma, Tirana , klubi më i madh i vendit, ka një votë, po aq sa Ada e Velipojës apo ndonjë klub tjetër si Himara, Pojani, Sukthi etj.

Do të fitojë Duka apo Fino? Këtë do ta përcaktojnë dy kategori votuesish. E para janë kategoria e votuesve që i japin avantazh Dukës nëpërmjet 12 votave të lartpërmendura, ndërsa në variantin e dytë ka avantazh Fino, me votën që lidhet nga klubet e disa bashkive në jug të vendit që monitorohen dhe drejtohen nga e majta në pushtet. Besohet se Fino gëzon mbështetjen e të paktën 30 klubeve, që varen nga bashkitë e majta, ndërsa pjesa tjetër janë në dilemë. Të drejtën e votës e ka përfaqësuesi i klubit, i cili duhet të mandatohet nga klubi dhe në këtë rast i bie që përfaqësuesi të mandatohet nga bashkia përkatëse. Pikërisht këtij fakti i trembet Armand Duka, ndërsa në krahun tjetër i jepet avantazh Finos. Këtu lind një dyshim tjetër, që ka të bëjë me votat e LSI-së. Për kë do të votojnë klubet që janë në administrim nga bashkitë e LSI-së, të tillë si Skrapari, etj? Prej këtu del në pah qasja që Duka ka pasur ndaj Ilir Metës muajt e fundit. Kjo tregon se llogaritë e votave kanë nisur të bëhen me laps në dorë dhe luftohet për cdo votë. E sigurt është se Fino nuk do ta shpallë kandidaturën nëse nuk i ka numrat e nevojshëm, prandaj dhe zgjedhja e presidentit të ri pritet të jetë e fortë dhe e ashpër/rehatfare

Anëtarët me të drejtë vote të asamblesë së FSHF

Ada
Beselidhja
Bilisht Sport
Bylis
FC Besa
FC Gramozi
FC Lushnja
FK Apollonia
FK Dinamo
FK Elbasani
FK Kamza
FK Kelcyra
FK Kukesi
FK Memaliaj
FK Skrapari 2006
FK Sukthi
FK Terbuni
FK Tomori 1923
Flamurtari FC
Iliria
KF Adriatiku Mamurras
KF Burreli
KF Butrinti
KF Delvina
KF Domosdova
KF Egnatia
KF Erzeni
KF Gramshi
KF Laci
KF Maliqi
Fieri
KF Naftetari
KF Pogradeci
KF Pojani
KF Policani
KF Shkumbini
KF Skenderbeu
KF Tepelena
KF Teuta
KF Tirana
KF Turbina
KF Vllaznia
KS Kastrioti
KS Korabi
KS Luftetari
KS Sopoti
KS Vlora
KSSH Veleciku
Luz i Vogel 2008
Olimpik FC
Partizani
Permeti
SHS Albpetrol Patos
SK Himara
Shoqata e Trajnereve
Shoqata e mjekeve sportive
Shoqata e Arbitrave te Futbollit
Shoqata e Futsallit
Shoqata Rajonale Tirane
Shoqata Rajonale Durres
Shoqata Rajonale Shkoder
Shoqata Rajonale Elbasan
Shoqata Rajonale Fier
Shoqata Rajonale Korçe
Shoqata Rajonale Gjirokaster
Shoqata Rajonale Lezhe

What do you think?

Written by admin

Rrëshqitjet e Dherave – Rrezik edhe në Lagjen Cfakë! Zgjidhja është që Banorët të Lënë Shtëpitë!!

Kafe-Pastiçeri “Moska”, e njohur për kafen me kajmak, më e frekuentuara nga viti 1959 në Pazarin e Gjirokastrës.