in

Ju njohim me Niko Panajotin – Intelektual dhe specialist me formim shkencor dhe ndërgjegje të lartë shoqërore

Niko Panajoti, tani me banim ne Athinë, 85 vjecar, eshte nje nga intelektualet e specialistët e shquar ne fushën e ndertimit ne Gjirokastër.

Jeta dhe puna e tij eshte shembull sakrifice per te arritur me te miren per veten, familjen dhe vendin.

Ai u rrit e mesoi ne veshtiresi. Pasi nazistet ne vitin 1943 i ekzekutuan babane, perballoi jeten duke punuar dhe mesuar.

Disa vjet punoi në hidrocentralin e Bistricës dhe në drejtorinë e projekteve të Ministrisë së Ndërtimit në Tiranë.

Kreu sherbimin ushtarak 3 vjeçar (Elbasan – Dhjetor 1954 – Dhjetor 1957) dhe pastaj Universitetin që e perfundoi ne vitin 1964 me rezultate shume te larta.

Në vitin 1959, shoket e kursit mendonin se nuk do e kalonte semestrin e pare por ne provime mori note maksimale dhe u be i njohur; studentë te viteve më të larta konsultoheshin me Nikon dhe pedagoget vleresonin dhe çmonin formimin e pregatitjen e lartë në cdo lende e vecanerisht ne matematike; mbante mend përmendesh tërë formulat klasike të saj.

 

Nje nga miqte dhe bashkepunetoret me te ngushte me te cilin e lidhën studimet e larta dhe veprat e përbashketa ndertimore ne qytet e ne periferi te Gjirokastrës, ne zonën industriale etj. Eshte arkitekti i njohur Agron Doraci për shume vite pergjegjes i Zyres se Projektimeve te rrethit.

“Çdo arritje në punën tonë ka patur brënda këshillat e tij të urta, atje ku nuk e kemi dëgjuar kemi dështuar, thote Agroni. Nikua, me inteligjencë e memorie të jashtëzakonshme, në Universitet erdhi me vonesë. Studionte pak dhe kohën e harxhonte duke i rënë mandolinës. Pasion të veçantë kishte dhe muzikën klasike, atë folklorike si dhe ishte anëtar i grupit artistik të klubit studenti.

Pasionin e madh për muzikën sidomos atë klasike e rrënjosi edhe tek mua, se bashku shikonim filmat me muzikë klasike, filmin Kasta Diva që ka për protagonist Kompozitorin Italian Vinçenso Belini, film që shoqërohet me muzikën e tij, nuk humbëm rast pa e pare në kinema. Me gjithe se student pa lekë në xhep, kemi shkuar edhe në Durrës për ta pare këtë film për muzikën fantastike.

Prirje kishte dhe për pikture, përpiqej dhe i kapte karakteret e njerzëve që i skiconte, njerëz të veçantë, të thjeshtë por njëkohësisht figura të Gjirokastrës, i ndjeshem edhe ndaj halleve te njerëzve.

Një ditë tek Folesha takojmë Zaharon, një plakë të vuajtur që sic mesuam nga ajo, kishte nje djale te semure. Nikua nxori nga xhepi lekë dhe ia dha dhe nga ajo dite e ne vazhdim i blente një bukë dhuratë Zaharos. Nxitur nga shembulli i tij, me pas bukën për Zaharon një ditë e blente Nikua e një ditë unë.

 

Njeri i lexuar, me kulturë, njohës i letërsisë klasike, i pandare kurre nga profesioni, nga specialiteti, me kontribute ne disa aspekte, konstruktor apo hidroteknik në veprat më të mëdha të ndërtuara në Gjirokastër, në zyrë, megjithëse nuk ishte fusha e tij mbulonte dhe projektimin Elektrik. Një nga gjërat më interesante e më me vlerë ishte Projektimi Konstruktiv nga Nikua i Pallatit të Sportit; një mbulesë e madhe, me hapësirë 40 x 42 m që zgjidhi me sukses, konceptuar me kapriatë hapsinore gjë jo e thjeshtë për kohën, mbasi programet kompjuterike akoma nuk ishin konsoliduar.

Ashtu si ne vitet e sistemit te shkuar, dhe ne demokraci ai mbajti qëndrim korrekt e te pergjegjshem në pune e ne marredhenie me kolegë, si ne rastin e shoqërisë se perbashket te projektim ndertimit. Kur pergatitnim borderotë thoshte: “ Jepuni dhe me shumë para punëtorëve edhe nga pjesa ime!”.

Sipas specialistëve, Niko Panajoti ka meritën e madhe se mësoi një sërë kuadrosh të tjerë në fushën e inxhinjerisë së ndërtimit dhe veçanërisht atë të konstruksionit.

Arkitektia e njohur gjirokastrite Frosina Muçi që ka punuar me të në zyren e projektimeve, shprehet me respekt dhe çmon karakterin njerëzor dhe kontributin e madh të Niko Panajotit në fushen e ndertimeve ne Gjirokaster:

“Në një kolektiv te persosur, njeriu me i mrekullueshem qe une kam njohur gjate jetes sime, ne punë, eshte pa dyshim Niko Panajoti.
Se pari, si njeri, super i vecante, dhe padyshim si profesionist i nje niveli shume te larte… Agroni na tregonte se ne universitet Nikon nuk e fusnin ne provim me studentet e tjere, por per te kishte teza te vecanta, konsiderohej i nje niveli shume me te larte se te tjeret”.

Gjithashtu Klementina Çoçoli, pensioniste, punonjëse e vjeter e zyres se Projektimeve, thote se “ inxhinier Niko Panajoti jo vetem se ishte nje profesionist i paarritur ne fushen e konstruksioneve por dhe nëpunës shteti me marredhenie korrekte, miqësor, me karakter dhe shpirt njerëzorë. Nëse dikush kerkonte nje flete vizatimi, nje tabak leter apo nje flete kartoni, me parate e tij plotesonte kerkesat e njerëzve”.

Sokrat Padhopulli, pedagog i matematikes dhe komentator veteran i sporteve, tani dhe ai me banim ne Athinë takohet shpesh me Nikon. Ai vec te tjerave na shkruan se “ Niko Panajoti eshte burre fisnik me tere kuptimin e fjales, nje nder inxhinjeret e ndertimit me te mire ne rang kombetar dhe me njohuri te thella pothuajse per tere fushat e dijes. Njeri me vyrtyte, luftetar per drejtesi dhe demokraci, per progresin , vecanerisht te Gjirokastres; tere jeten u tregua i papertuar duke ndikuar esencjalishte ne sa e sa vepra ne fushen e ndertimeve”.

Niko Panajoti personalitet i shquar i qytetit tone, tashme ne kurbet, ne moshe te madhe dhe me probleme shendetesore, e do Gjirokastren dhe interesohet per zhvillimet aktuale te saj.
Edhe pse me shikim shumë të kufizuar, i shqetësuar nga diskutimi shterpë për bajpasin e qytetit, me sforco të madhe, hodhi mendimin e tij për zgjidhjen e këtij problemi, në një hartë me copra rilievesh të ngjitura vetëm e vetëm për të dhënë një zgjidhje racionale, ekonomike e funksionale. Kjo bëhet nga një specialist me formim shkencor dhe ndërgjegje të lartë shoqërore.

 

What do you think?

Written by Admini

7 Different Types of Knives That Can Improve Your Cooking

Sot Urojmë për Ditëlindjen Z. ZIJA BASHA – Studjues dhe Hulumtues i Përkushtuar në disa Fusha!