in

Ju Kujtohen Çiçibunet që Shiteshin në një Dyqan në Qafë të Pazarit?!

Ne qytetin e Gjirokastres, gjate Dhjetorit e ne prag te Vitit te Ri, dyqanet e perimeve e frutave, te perziera, ne vitet `55 e larte, gjysma shteterore e disa akoma private, tregtonin edhe fruta te thata, disa nga te cilat bashke me arre, bajame, lajthi etj.vendoseshin ne tryezen e vitit per mysafiret.

Nga frutat e thata, po jo ne çdo shtepi se ishin te pakta e diçka kushtonin me shume se te tjertat, ishin dhe Çiçibunet, te njohura ne Gjirokaster po pak ne Shqiperi.

Kete lloj fruti qe nuk e gjeje ne dyqanet e tjera, as tek Kola ne Varrosh, as tek Dyqani Galo Xhikut dhe as tek i Sako Berberit, e tregtonte vetem shitesi privat Medi Çiço.

Nuk dime te tregojme se nga e binte, dime vetem qe dyqani i tij ishte me emer ne mes te pazarit, aty gjeje cdo gje te stines dhe fruta te tjera qe as kultivoheshin ne Gjirokaster.

Kujtojme se  ne Gjirokastwr  ka patur 3 apo 4 peme te  larta, goxha te rritura, ne hyrje te qytetit, tek Postblloku.
Ishin apo jo Çiçibune te verteta kete nuk mund ta themi, po emrin keshtu e kishin- çiçibune. Vecse nuk ishin si ato te pazarit, te dyqanit ku shiste privati i mire Medi Çiço, tere leng dhe te embla, mjalte.

E megjithate ne kohe qe piqeshin e femijet i shkundnin nga pema, per ta ishin te pelqyeshme, se embelsonin gojen, ndersa te rriturit i shikonin dhe nuk i trazonin, ndoshta i trajtonin si jo te buta.

Ky lloj fruti qe ne Gjirokaster eshte quajtur Çiçibune, ne Tirane, Vlore e gjetke quhet me emer tjeter.
Nuk jemi te sigurte por dhe mundet.

What do you think?

Written by Admini

Dashuri dhe Luftë në Portat dhe Muret e Odave të Shtëpive të Mëdha të Gjirokastrës  

E Qeshura e Autorit Gjirokastrit Shpetim Emiri në Librin“Studentët janë të vonuar!”, Shprehje e Raportit të Tij me Realitetin