in

Jorgo Noni, ideator dhe organizator i projekteve kulturore ne pallatin e kulturës të Gjirokastrës

Ne kete foto ne radhen lart , ne mes, eshte Jorgo Noni, punonjesi i kultures masive ne pallatin e kultures te qytetit te Gjirokastres.

Duhet te kete qene virti 1970 kur Jorgo Noni pas shkolles se larte te kultures ne Institutin e Larte te Arteve ne Tirane filloi me organizime te aktiviteteve ne ndermarrje, institucione, shkolla dhe me te grupuara ne pallatin e kultures.

Jorgua u mireprit dhe u mbeshtet ne punen e tij nga rinia punetore dhe ajo shkollore, pjesemarrese aktive ne aktivitetet brenda ndermarrjes dhe shkolles por dhe ato ne rang rrethi gjate te cilave ai edhe evidentonte talentet ne muzike, kenge, estrade e teater, valle, balet etj.

Kontributi i tij ishte i vecante dhe i kujtuar dhe sot nga amatoret qe merrnin pjese ne veprimtarite e kultures masive apo ne ansamblet artistike, folklorike, grupet e valleve ,kengeve popullore etj. Ne ate kohe organizoheshin edhe veprimtari ne baze lagjeje e midis tyre sic ishte festivali i kenges dhe valles para zhvillimit te konkurimeve ne shkalle rrethi si baze nisje per zgjedhjen e individeve dhe grupeve me te mira per FFK.

Ne vitin 1978 ai kontriboi edhe per FFK ku Gjirokastra meritoi vend nderi, kohe ne te cilen eshte bere dhe fotografia e mesiperme e ku pervec Jorgos jane dhe pjesemarres aktiv dhe organizatore te tjere te ketij eventi.

Jorgo Noni ka qene krijues dhe organizator projektesh kulturore, nxites dhe mbeshtetes i levizjeve kulturore ne qytet e fshat, i palodhur sa ne qytet dhe ne fshatra, menazher i zbatimit te programeve qe kishin lidhje me kultruren ne pergjithesi dhe ato artistike e folklorike ne vecanti.

Ishte artist i lindur  per t`i paraprire  dhe parathene me veprimtari kulturore jetes shpirterore te Gjirokastres.

What do you think?

Written by admin

Zbulohet e verteta e emrit te rruges Shkalipoli

Gati per kriposje ullinjte e Beratit nga fshati Roshnik, po cila eshte menyra e pergatitjes?!