Poshte klubit te Gjuetareve, disa metra mbi Portën e Hanit te Stavros, ne vitet e para të pas-çlirimit u hap dhe dyqani i parë i riparimit te makinave te shkrimit, me ustallare te pare Jorgo Ksera e Llaqi Xhaxho.
Më pas ne këtë dyqan filloi Jorgo Anastasi që prej andej doli ne pension duke përcjellë zanatin tek Gafur Toro dhe Pëllumb Mera.
Jorgo Anastasi mbeti ustai më i vjeter, me aktivitet edhe ne Sarandë, Tepelenë e Përmet, por jo për shume kohe. Riparonte 2 – 3 ditë riparimin e makinave te administrates lokale, të markave Olivet, Everest dhe Optima, ashtu dhe të tjerat në përdorim nga privatet, të gjitha të kontrolluara, markë dhe numer te regjistruara ne DPB.
Reparti i riparimit te makinave te shkrimit funksionoi normalisht edhe disa vite pas `90 por me futjen me shumice te kompjuterave puna pothuajse ra fare. Mjeshtri Jorgo Anastasi doli ne pension ndersa Pëllumb Mera vazhdoi në nje dyqan te vogel riparimi. Ato tani kane dalë pothuajse jashte perdorimit.
Jorgo Anastasi ishte gjithashtu edhe një qitës i vleresuar ne kampionate lokale e kombetare, pjesemarres në to me ekipin e Luftetarit.