in

Jetesa në këtë Shtëpi të Njërit prej Tregtarëve më të Mëdhenj të Gjirokastrës do ju Prekë të Gjithëve

Me shtepi me diell ne lagjen Pazar i Vjeter nga me te bukurat, me tete dhoma, me  dritare te medha, sheshet e shkallet me qylima e rrugica te Egjyptit, ne mure tablo e banda te vjetra me dizenjo me fryme romantike, cifte te lumtur, udhetime ne liqen me sfond perendimin e diellit, femije enderrimtare ne krahet e Shën Marise, karvane me kuaj duke vrapuar ne fusha te gjelberuara, natyra te qeta etj.

Ky eshte Pano Zotua, tregtar, perfaqesues i borgjezise ne Gjirokaster.

Merrej me tregti te pergjithshme dhe bente jete te qete, jashte politikes, kafe e ndonje gote vere; preferonte shoqeri te klases se tij po ishte dhe bamires, ndihmonte ne lagje te varferit, i kursyer ne defrime se zembereku i rrihte me shume ne fushen e lekut. Ne ksodhe nuk shkonte dhe kur vdekja i ra ne koke, pak veta shkuan per ta varrosur.

Para clirimit shtepia e tij ka qene dhe Konsullate Greke me Konsull te Pergjithshem, Sekretar, furnitor dhe kuzhinier.Kishte dhe nje mjek qe ne lagje vizitonte falas. Roje për ruajtjen e personelit nuk kishte. Konsulli ndërohej nje here ne dy vjet, ndersa sekretari ishte me kohe te pacaktuar.

Pas clirimit  Shtepia e Pano Zotos u kthye ne shteterore dhe u sistemuan me qera familje te ardhura nga krahinat.

Vasil Kaso, ish-sekretari i Universitetit te Gjirokastres, tani emigrant ne Greqi,   kujton se në këtë shtëpi ka banuar 20 vjet, nga viti 1952 deri 1972 dhe pas restaurimit u sistemuan dhe familje te tjera.

« Ne jetonim 5 veta ne nje dhome shumë të ulët me tavan kartoni. Ne katin e pare jetonim ne (Lefter Kaso) ne krahun tone fillimisht ishte Koço Lafe dhe me vonë për shume vjet Tolo Kori.Ne katin e dytë banonin Llambi Çuklla dhe Vangjel Kaso (me pas Hrisula), Rezmi Kadëna (e më pas Xhevdet Cacaj), më tej Koço Lilo e pastaj Sabri Sabiaj. Ka qënë dhe nje grua tjetër që s`më kujtohet emri jetonte me vajzen Maria. Pra bëheshim 6-7 familje po shkonim mire.

Kjo shtepi me kube ne katin e pare, ballkonin-urë 3-4 metra i gjatë, shesh qëndrimi e pushimi për gratë dhe vajzat, kopsht me peme e shege ndane murit,  vend qëndrimi deri në orët e vona të natës, tani pothuajse eshte germadhe.

Njihet e tille ne qytet e ne internet, se foto e saj, dimrin e shkuar, kur u “fundos” catia, beri xhiron e botes.

Shtepi si kjo qe dikur shkelqente e mbarte vlera, qe pret te ringrihet, nuk eshte e vetme ne Gjirokaster.

Ka dhe te tjera.

Do flasim edhe per to…

Fotot i dergoi per Gjirokastra Online: Llukan Lula

What do you think?

Written by Admini

Gjirokastra Nuk Ka Vetëm Një Kështjellë!

Ja se cfare i ndodh trupit tone nese konsumojme mjalte para gjumit!