Ja Si Duhet te Veproni kur Telefoni Sherbimit te Urgjences eshte i Zene!
Duhet te prisni!
Keshtu keshillohet. Vertet je i emocionuar dhe sekonda te duket ore kur ke nje urgjence, kur pret te vije sa me shpejt autoambulanca, por situate e tille eshte, e ngarkuar, prandaj, mblidhe veten, behu i forte dhe i duruar, mos e ul telefonin por prit te degjosh:” Urdheroni 127 jam!”
Lidhur me kete sherbim, per te gjithe shqiptaret qe kane nevoje per sherbimin e urgjences Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka dhene kete porosi:
“Kur merr Urgjencën dhe të del e zënë, duhet të qëndrosh në linjë.
Nëse e mbyll telefonin dhe nuk të përgjigjen, ju keni dalë nga radha.
Ndaj nuk duhet ta mbyllni telefonin por të qëndroni në pritje…”
Nderkohe eshte shtuar dhe numri i personave qe u përgjigjen telefonatave, por fluksi është shumë i madh.