in

Ja se cfarë ka shkruar shkrimtari i njohur Teodor Laço për krijimtarinë e Niko Çikës!

Ja se cfarë ka shkruar shkrimtari i njohur Teodor Laço për krijimtarinë e Niko Çikës.

“Ajo që ka berë Nikua është si rituali i bletës punëtore, që kullot lule më lule, mbledh nektarin dhe, modeste dhe e padukshme, mbush me mjalte hojet ne kosheren e vet. Tani që kosherja po hapet, lexuesi mund te “embëlsojë” disi orët e veta të mërzisë e të vetmisë me gazmoret e Nikos. Nga e kaluara i ka mbetur peng se nuk ia botonin gazmoret me…puthje.

Në kosheren e Nikos , ku janë mbi dhjetë mijë qeliza gazmore, ato rrinë ende strukur në pritje që shoqëria jonë namusqare të pranojë jo vetëm t`i dëgjojë të bartura gojë më gojë, por dhe t`i shohë të shtypura në libra. Niko Çika është rritur mes librave…

Pesë-gjashtë familje ne fshatin tonë kishin biblioteka të vërteta. Midis tyre biblioteka e t`atit të Nikos ishte më e pasura. Ai hapi shkollën e parë shqipe në Dardhë, duke lënë për të Amerikën. Biblioteka e këtij mësuesi dhe ato të tjerat rrezatonin dritë e kulturë… Nuk isha më shumë se dhjetë vjeç, kur kam lexuar librin e parë.”

What do you think?

Written by admin

1001 Gazmoret – Krijuar dhe mbledhur nga Niko Çika… Ja disa prej tyre!

A ekziston me të vërtetë Babagjyshi i Vitit të Ri? Apo është vetëm një legjendë!