in

A ekziston me të vërtetë Babagjyshi i Vitit të Ri? Apo është vetëm një legjendë!

Të gjithë ne kur ishim të vegjël kemi dëgjuar për Babagjyshin si një plak me mjekër të bardhë dhe veshje të kuqe që drejton një slitë me drerë flutures dhe u dërgon dhurata të gjithë fëmijëve të mirë të botës.

Besoj se gjithashtu të gjithë jemi mërzitur kur kemi kuptuar se Babagjyshi nuk ekzistonte dhe ishte vetëm një legjendë. Por ja që kjo nuk është e gjithë e vërteta. Babagjyshi ka ekzistuar!

Në Patara të rajonit Liçia në Azinë e Vogël, në një familje mjfat të pasur, lindi një fëmijë i cili do të pagëzohej me emrin Nikollë. Pasi studioi per tu bërë meshtar si dhe u shugurua, u zgjodh si Ipeshkëv i Mirës, po në Liçie. Emri Nikollë vjen nga greqishtja që do të thotë fitimtar i popullit. Në të vërtetë për këtë personazh dihet shumë pak.

Ndër të paktët tregime që thuhen për të, dallojmë një. Një ditë, Shën Nikolli merr vesh se një burrë i pasur që kishte tre vajza të rritura kishte rënë në varfëri. I mbërthyer nga dëshpërimi i madh i varfërisë, ai kishte bërë plan që të shiste trupin e vajzave për prostitucion në mënyrë që të kishin para për ushqim.

Shën Nikolli, sapo mori vesh për varfërinë e këtij banori dhe për qëllimin e tij të keq, e vizitoi fshehurazi një natë dhe i hodhi një shumë parashë nga dritarja. Me ato para burri bëri të mundur martesën e ndershme të vajzave të tij.

Në një tregim tjetër thuhet që Shën Nikolli ringjalli tre fëmijë që një kasap kishte vrarë e copëtuar për t’u shitur mishin. Për këtë episod Shën Nikolli është i nderuar si mbrojtës i fëmijëve. Teksa bënte bamirësi, Shën Nikolli gjithmonë fshihej, pasi nuk donte që të mburrej me ato çfarë bënte.

Sipas traditave dhe gojëdhënave, Zoti nëpërmjet këtij Shenjti kreu mrekulli pas mrekullie.

Shën Nikolli vdiq më 6 dhjetor të vitit 343. Kulti i tij u përhap me shpejtësi në të gjithë Azinë e Vogël. Mjafton të kujtojmë se vetëm në shek. VI, në Kostandinopojë iu kushtuan 25 kisha. Tek varri i tij filluan të organizoheshin pelegrinazhe.

Shumë shkrime në greqisht e në latinisht e bënë të njohur figurën e tij në mbarë botën bizantine-sllave e perëndimore, duke filluar nga Roma e deri në jug të Italisë.

Kur Mira, vendvarrosja e Shën Nikollit, ra në pushtimin e osmanëve, me 9 maj të vitin 1087 reliket e Shën Nikollit u transferuan ne qytetin italian të Barit, aty ku prehen edhe sot e kësaj dite.

Shën Nikolli është i njohur në të gjithë botën sepse i ka dhënë origjinë edhe Santa Claus (Klaus) ose siç e thërrasim ne shqiptarët Plaku i Vitit të Ri apo Babagjyshi, por në të vërtetë origjina e plakut që sjell dhurata në fshehtësi është Shën Nikolli.

/konica.al

What do you think?

Written by admin

Ja se cfarë ka shkruar shkrimtari i njohur Teodor Laço për krijimtarinë e Niko Çikës!

Historia e Kishes së Shën Sotirit në lagjen Pazar i Vjetër!