Qendra për Luftën kundër Krimit Kibernetik në Europol ka organizuar nje fushate ndergjegjesimi me rastin e Dites Nderkombetare te Femijeve te Humbur.
Lidhur me kete edhe policia e shtetit ka percjelle kete mesazh drejtuar te miturve:
“Kujdes!!!
Jo çdokush që ju kontakton nëpërmjet internetit është ashtu siç ju prezantohet!
Mos ndani të dhënat personale dhe fotografitë tuaja në internet, me persona të panjohur!
Nëse bëheni viktimë e një rasti të tillë, flisni me njerëzit tuaj të besuar ose drejtohuni në Policinë e Shtetit!”, thuhet në mesazhin e Policisë se Shtetit.