Ata te di ashtu e kane. Nje e behen balo, si te mos jene njohur kurre, jo qe kane ngrene buke bashke, nje jete, me femijeri e rini kaluar, dhe tani ne pleqeri , bitha me breke, si lalua dhe stampua, pa c`ka qe muhabetin ne nje vrime, e zuri se zuri, e vrau se vrau etj.
Tani pa zene mira nata, ndersa benin poshte udhes se nenkalase per te arritur ne kohe tek Çoçoli per nje gote, u zune per nje dhafe, per nje shprehje te vjeter, jo ti jo une.
-Te kam thene, po t`i nuk mban vesh, nga njeri te hyne e nga tjetri te del:Sidhu mire, qengji i bute pi ne di nena. More vesh, mora thuaj!
-Ti je me kohen e Baba Qemos!.Thuhej nje here e nje kohe, tani s`ka te urte po agërë, ka dale shejtani nga shishja dhe hajde ta mbledhesh!.
-Jo mo vedha, ka s`i s`ka!
-Degjome mua se e kam pare diedhin tre dite me shpejt nga ti!Ja keshtu, fut ketu, tani keshtu i do mushka drute!
-Lere more, se c`na the, ne nje vrime i bie!
– E e sa te hapesh defterin ti, agëri mbaron pune, i ka bere letrat gati, me firme e me vule, ti , prit, prit gomar te mbije bar!
– E di per ke e ke dhafin, eshte bicimsez, suratpdhacko, lerosi nje fis te tere, te gjadhe e te vdekur, po nga hundet i dalçin, prokopi s`ka per te bere…Do t`i dalin nje dite…
-Dhafosu ti,bej dava me vete. Nuk e gjen gje te ligun ndaj te thome hidhju vendit se iku koha e te urteve. Do kerkoç qe te haç!…
-Domethene ti thua sot o kurre, po une nuk e bej faqen mish,..Jam njeri me rregulla edhe pse zemren e kam rodhan!
-Do ta beç qe c`ke me te, me nje kembe, se ndryshe te ha pisua!
Ja keshtu per nje dhafe u hengren male me male po u rane gjakrat sa vune buzet ne goten e pare ne klubin e vogel te Çoçolateve ne Qafen e mardhur te Pazarit.