Ne vitin 1929 ne Selanik te Greqise u organizua Panairi i Pare Ballkanik ku mori pjese edhe Shqiperia, e perfaqesuar me punime argjendarie, me punime me bize, takie, qylafe leshi e brodena, veshje si kostume karakteristike te zones se jugut per burra dhe gra te qendisura me fije ari, kepuce me xhufka si dhe prodhime blektorale si kacek me salce kosi, me gjalpe, me gjize etj.
Ne kete panair u eksppozuan edhe prodhime bujqesore, ullinj Berati, arre te Peshkopise, molle Korce, vere me nam e Leskovikut, rraki rrushi Skrapari si dhe mjalte me nam i Lunxherise dhe turshi te Gjirokastres.