Sheget ne foto jane keputur ne nje nga kopshtet e lagjes Pazar i Vjeter, lagje me llojshmeri frutash, po dhe shege, mbi 100 vjecare, si sheget e kopshtit te Iljadhit, te Kabilit dhe Sevos.
Keto qe shikoni ne foto jane prere nga deget e sheges qe rritet ne oborrin e shtepise te Albana Malikos.
Jane shege te dukura, nga madhesia dhe lekura duken majoshe po dhe te embla mund te jene. Kush i dallon mund te flasi, se Gjirokastres nuk i mungojne sheget. Te paret e te sotmit jane kujdesur per rritjen e tyre, i kane vleresuar dhe cmuar, edhe pse mund te mos dinin sic dihen sot vlerat e kokrrave te sheges, si fjala vjen, me vitamina C dy here me shume se molla, perdorimin si leng, ne gatime , ne kokteje.
Nje shege ka 800 kokrra te vogla ngjyre te kuqe dhe se lengu shton ruazat e kuqe dhe zvogëlon ngarkesën kardiake.
Shega eshte e shijshme, e pelqyer dhe e shendetshme per femijet kur kane kolle dhe temperatire, lengu i saj perdoret edhe per floket dhe lekuren, lufton diabetin, osteoporozën, te hap oreksin,ka kalium, hekur dhe vitaminat A,C dhe E e te tjera e te tjera.
Sa i duam, i shijojme dhe i kujtojme vecanerisht ato te kopshtit!