Ju kujtohet filmi hungarez “Per nje gote birre?”.
E mbani mend turmen si shtypej per nje bilete ne shkallet para portes se madhe ku xha Qaniu dhe Bujari grisnin biletat te mbrojtur nga krahet e fuqishme te dy apo dhe tre policeve qe mbanin radhen?
Kjo ndodhte per bujen e madhe qe kishte ky film erotic,siç flitej atehere nen ze, me ashtu, dmth me dashuri qe, sa na kujtohet si subject kishte dashurine e nje djali qe pasi shkoi ushtar e la te lire te dashuren te argetohej duke pire birra me shoket e tij ne nje lokal te perbashket ku dhe ishte njohur. Ai ushtar e ajo ne shoqeri te pandare me djemte ne lidhje me njerin prej tyre, kur e trazonte birra si padashje leshohej ne kercime me te dhe ne krahet e njerit e tjetrit nen tingujt e nje muzike ritmike.
Filmi kishte kuadro, sic thuhej per fragmente te vecanta edhe me puthje , edhe me ferkime dhe doren prapa qe tek shikuesit ngjallnin emocione dhe thirrje per xha Xhevatin, operatorin e vjeter te kinemase, “Jepi, jepi!”, ”Xha Xhevat ktheje nga e para!”.
Ky film qe shfaqej vetem per te rriturit, i ndaluar per moshen nen 16 vjec,ashtu dhe per publikun ne fshat, ku ralle shkonin filma me dashuri, shumica me lufte dhe dokumentar nga jeta e vendit, ngjallte kersheri te vecante tek adoleshentet dhe, kur shfaqej ne kinemane verore e shikonin nga vrimat e mureve dhe nga karekllat e rruges se nenkalase.
Ne vitet 60 e larte si e kujtoni atmosferen qe krijohej ne qytet, ne kinemane dimerore e verore, ne sportelin e shitjes se biletave, tek porta e madhe e hyrjes, ne momentet e pushimit pas dokumentarit, gjate e pas mbarimit te filmit?
Ka shume per te treguar, se filmin dhe kinemane qe nuk eshte me gjirokastritet i kane dashur shume.