in

Ja çfare kane thene udhetaret e huaj per kuzhinen gjirokastrite!

Udhetare te huaj kane dhene pershtypjet e tyre per gatimet e qytetit te gjirokastres. I kane vleresuar te lashta, te pasura ne llojshmeri dhe te shijshme.

Ja pak histori dhe vleresime per te nga udhetaret e huaj:

Arti i kuzhines gjirokastrite eshte i lashte, me pasuri gatimesh krijuar ne shekuj,dhe me pare nga koha antike,me vendbanim te pare qytetin antik te Antigonese dhe me vone, keshtjellen, porten e pare te qytetit, gjendur ne to dhjetra objekte qe ndricojne menyren e jeteses dhe gjurmet e historise kulinare ne 5 kodrat nga ku sot qyteti i gurte shfaqet si duket, qenie e gjalle, ne levizje, ne rritje e zhvillim.

Per kulturen gastronomike te deshiruar edhe sot, tradite e hershme ne qytet, 335 vjet te shkuara informacion marrim nga kronikani turk Elvia Celebiu, qe e vizitoi Gjirokastren ne vitin l672. Nga ai mesojme se gjirokastritet rronin gjate e benin jete te rregullt, me zakone e ushqim te mire. Karakteristika te ushqimit te tyre ishin vera, rehania, simitja e bardhe si qumesht, pogacja e pjekur ne shpuze dhe rrushi moskat. Ne festa te perbashketa ata hanin mire e sidomos pinin shume vere. Pas kengeve, valleve e lodrave popullore, nje pjese, ne pije e siper, dhe e teperonin, por nuk grindeshin.Pijedashesit me te forte, te renduar nga pija, kanat me vere te kuqe ,qe prodhohej nga vreshtat e lagjeve por dhe ato mbi keshtjelle, i zbraznin ne kokat e njeri tjetrit.

 

Kur vizitoi Lunxherine e Libohoven, nga gatimet eshte mrekulluar edhe Bajroni, ndersa Pukevili, Konsulli Francez ne Janine, 200 e ca vjet me pare, ne darken e shtruar per te nga te paret e qytetit, u prek jo vetem nga mikepritja e sjellja e te pranishmeve por dhe nga gjellet e shumta dhe vera shume e shijshme.”Pasi Myrteza beu beri lutjet e zakonshme te mbremjes, shkruan ai, shkuam per darke.Vura re se, megjithese turk, ai i afroi me mire sjellje peshkopit qoshen, dhe dukej se per te kishte nje respekt dhe konsiderate te vecante. Darka qe e shkelqyer per llojshmerine e vererave dhe pjatave, ku Myrtezai s`nguronte t`i shprehte mendimet fare lirshem “.

What do you think?

Written by admin

Mufit Shapllo një nga burrat e urtë dhe të mirë të lagjes ” Pazar i Vjeter”në Gjirokastër

Kumbullat mashqino te fshatit Fushebardhe ja si t`i ruani per periudhen e dimrit!