in

I keni harruar disa fjalë të vjetra? Ja t`i kujtojmë, xhuxhulle, kokëtaklla…Ndiqni di gjirokastritët

Di gjirokastritet sot ne mengjes u takuan me mall po ne distance me njëri tjetrin. Njeri ne Gjirokaster e tjetri nje muaj ne Tirane, pa dhene doren, ja nisen nga te pjeturit:

-He mo, si kalove, dimer apo behar?
– Ashtu dhe keshtu, po ti?
-Me gorrica pikela, pa vene gje ne gole, po c`qe ata erdhe?
– Nuk me mbante vendi pa per te shkuar shkova mire, raç ne blanja, raki e meze me dolen nga hundet, aq sa raç dhe koketaklla.

-Jo more , pse s`thua, ke hequr te zite e udhirit. Po na meset si ishe? Vuajte gje?
– Si katarosh, me zuri dhembi e s`futa doren ne xhep. Njerez te mire, dobro! Me dolen borxhit. Therren dhe nje kokosh te kolme.Po ti si ke shkuar?
– Shiko e shkruaj! C`te te them, si beu ne kashte. Me griu karkallua, po e hoqa, thashe se m`u be peshqesh ajo flama, po me do zoti, nuk hengra ndonje koçan!

-Te rrime shtrember e te flasim drejte, je kokall i forte ti!

-E e une e di ç`hoqa! Rrofte jatroi se nje çike me iku siri nga vendi, u bera gavec, po me dha nje ilaç me gramature!
– Jatroi eshte njeri mosko. I gjendur per te gjithe. Pa maske e pa distance!
-Nishan eshte ta kemi me shendet…

– Sikur e zgjatem ca, do vemi tek vendi?
-Ikullo-ndrikullo, koha per te ikur –o!
-Po, isha!
-Rrofsh, maçalisim dhe ndonje gje!
-Rrofsh ti qe te ka duk dhafi dhe xhepi!

-Ma ngope mo?

– Jo mo shaka bera.Dhaf nga brenda,dhaf nga miku, jo nga armiku!

A qilambe, qilambe, sa te di koromania ti!

What do you think?

Written by admin

Kostumi i famshem lunxhot ne nje Lice te Bostonit

Nëntor i vështirë për poeten Vllasova Musta sepse ndodh edhe kështu…