in

Hulo Kokalari i shkruan shkrimtarit Avdulla Kenaçi per vellimin me tregime e novela “Shtegtimi i Fundit”

Pershendetje Avdulla,

Sot mbarova vellimin me tregime e novela “Shtegtimi i Fundit”. Te gjitha tregimet ishin me i mire njeri nga tjetri. Ato ishin gjurmet e tua si gazetar ne disa vende te Europes dhe tani ne Kanada. Po ndalem vetem tek njeri. Me la mbresa me shume novela e trete “Shtegetimi i fundit i Babushit”, nga e cila ka marre titullin edhe vellimi yt me i ri.

Une ate zone te Kurveleshit e njoh mjaft mire, pasi kam qene aty 18 muaj kur isha ne shkollën e bashkuar qender, Picar (mbulonte disa shkolla te fshatrave perreth). Rrugen qe beri ne liber personazhi yt, Zimi i Babushit, Tepelene-Progonat-Golem, e kam pershkuar edhe une disa here me kembe. Bile njoh mire edhe fshatrat per rreth qe nuk do te shlyhen kurre nga kujtesa ime. Me zgjove ndjenja dhe kujtime te hershme te rinise. Me dukej sikur isha edhe une me ata njerez te zgjuar e popullore ne Golem (kujtova Golemin dhe fshaterat per rreth qe shtrihen radhazi ne luginen e lumit te Kardhiqit) ku kam qene ne korrik te vitit 1958 me nje brigade kulturore nga Gjirokastra ne ate zone, per dy jave rresht. Atehere une isha 16 vjeç. Kam qene ne stane, kam shijuar pepekun (pëpeqin) me djathe te njomë, llallë, urle kaçupi, mish te pjekur ne hell, etj. Mesova si te mbulohem me bruc (shark) naten per gjume, duke fjetur ne stan. Ishte vertet nje mrekulli, akoma e kam ndermend dhe ne sy ate pjesazh dhe ata barinj te mrekullueshem e patriote te thekur.

Figurat artistike, fjalet dhe shprehjet e vjetra popullore te Laberise ishin sjellë te goditura, realiste dhe me mjeshteri te larte artistike. Te pergezoj dhe te uroj; te lumte pena!… Te uroj shendet, gezim e jete te gjatë per te na dhuruar te tjera vepra po kaq te bukura dhe emocionuese.
Me respekt e mirenjohje,
Hulo Kokalari, Tirane 27 Gusht 2023.

What do you think?

Written by admin

At Thodhori Nikolla ne kete foto, e gjeni dot?!

Dy gezime ne nje dite per Dr. Kostandin Balloma, dasma e vajzes, Kristines dhe pagezimi i dy niperve