Duhet te kete qene viti i larget 1973 kur nisi puna ne seri per prodhimin e kolltukeve ne ndermarrjen e perpunimit te drurit ne Gjirokaster, si keto ne foto.
Per to si per cdo artikull te ri, u fol disa here ne radion lokale, u shkrua edhe ne gazete.Kolltuket e pare u vendosen fillimisht ne zyrat e institucioneve te larta ne qytet, ne zyren e Sekretarit te Pare dhe nje dite me pas ne zyren e Kryetarit te KE te rrethit.
Nje kontigjent mbeti rezerve per ditet e FFK qe do te zhvillohej ne keshtjellin e qytetit ne tetor te atij viti, vetem per radhen e pare dhe, sic mesojme nga kronikat e asaj kohe, ne keto kolltuke u ulen per here te pare udheheqes te larte si Mehmet Shehu dhe anetare te tjere te Byrose Politike.
Per anetaret e jurise te Festivalit 4 apo 5 rreshta me lart, u vendosen dy tavolina dhe karrige te thjeshta druri nga ato qe hapen dhe mbyllen.
Disa dite perpara FFK kolltuke te tille u vendosen edhe ne Turizem, ne zyren e Fori Kobuzit,drejtorit , ne dhomen e udheheqjes dhe sallen e pritjes ( salete).
Nje dite perpara perurimit te godines se re te Radio-Gjirokastres, 4 kolltuke u vendosen ne zyren e madhe te katit te pare te drejtorit, ne pritje te Haki Toskes qe do te priste shiritin.
Nderkohe nga makina e madhe me turi e mobljeve qe drejtohej nga shoferi Vangjel Shtaka disa kolltuke u shkarkuan perpara hyrjes se kino-teatrit qe me pas u sistemuan ne llozhe dhe tre prej tyre ne zyren e drejtorit, qe ne ate kohe ishte i ndjeri Petro Kosta.
Ne te njejten dite, po pasdite, kjo makine qendroi edhe tek porta hyrese e stadiumit ku ne krye te tribunes, ne mes te saj, u vendosn tre kolltuqe per diten e parakalimit ne mbyllje te FFK ku ne kolltukun e mesit u ul Ramiz Alia, ne ate kohe Sekretar i Komitetit Qendror te Partise se Punes.
Kujtojme se keto kolltuqe nga ajo dite, pas mbylljes se parakalimit te grupeve folklorike, u vendosen ne magazine dhe, per cdo ndeshje, viheshin dhe hiqeshin menjehere pas ndeshjes, ne ruajtje.Nuk e dime nese jane akoma ne funksion.
Kolltuke te tille ne ate kohe binin ne sy per madhesine, formen e vecante, veshjen nga brenda me sfungjer dhe basmen me lule, dorezat prej druri te shtrira dhe te harkuara per mbeshtetjen e kraheve.
Kush ulej ne to ndihej rehat dhe i rendesishem.Po jo te gjithe mund te uleshin ne keto kolltuke me destinacion te pare perdorimi nga autoritetet e larta, po ndodhte, dhe jo ralle, ne aktivitete te hapura, artsistike e mbledhje, transferoheshin perkohesisht qe ne to te ndiheshin rehat anetare apo kandidate te Byrose Politike.Menjehere pas mbarimit te aktivitetetit i vendosnin perseri ne institucionet perkatese.
Per levizjen e perkohshme nuk behej ndonje iventar po kujdesi per ruajtjen qe te mos pesonin asnje gervishtje, ishte jashtezakonisht i madh.
Zyrat me kolltuqe dhe ata qe uleshin ne to kishin dukje e hije tjeter. Ne sy te njerezve, ne menyre te vecante binin ne sy kolltuket e rreshtit te pare dhe te dyte te llozhes ne sallen e shfaqjeve te kinoteatrit qe vone mori emrin Zihni Sako.
Vendosja e tyre aty ka lidhje me nje vizite qe beri Enver Hoxha ne mars te vitit 1978 ne Gjirokaster qe do ta mesoni ne shkrimin ne vijim…