Per 17 vjet Orest Lulo ka qene drejtor i shkolles « Cajupi » ne Gjirokaster. Permes kujtimeve dhe fotove do te njihemi me rrugen qe ka pershkruar kjo shkolle nen drejtimin e tij dhe mesuesve te perkushtuar.
Po fillojme me shenimet e para qe ai na ka derguar :
« Nuk mund të mos shkruaj për shkollën “time “që më la “babai” tim i madhi Leonidha (Niko) Xuhano , drejtor i shkollës 9-vjeçare “Andon Zako Çajupi ” ish shkolla 29 Nëntori , në vitin 13.12.1993 dhe e drejtova per rreth 17 vjet (dy herë drejtor dhe 1 herë n/drejtor në vite shumë të vështira ,me mungesa të theksuara në infrastrukure, pa drita,pa xhama me plasmas, dyer të shkatërruara ,mungesë ngrohje ,shkumësa,banga,braktisje të shkollës etj .
Shkolla qëndron mbi një kodër në të cilën mësonin fëmijtë e Lagjes “Punëtori” ,Cfakë, Pazari Vjetër ,Pllakë ,Hazmurat ,Meçite deri tek nën qafën e Pazarit . Kjo koder quhet dhe kodra e Rilindasve ku prehen Bajo e Çerçiz Topulli , A.Z.Çajupi ,Koto Hoxhi e Pandeli Sotiri.
Shkolla u hap në vitin shkollor 1952-1953 ,por zanafillën e kishte më të herëshme si në mjdiset e gjimnazit Asim Zeneli,në një godinë në Pllakë, disa klasa në Meçite e Hazmurat.
Drejtori i parë ishte z.Muzafer Asllani .Në atë kohë prindërit e këtyre nxënësve mbi 95% ishin analfabetë. Mësues ishin Fotaq Kekezi,Lefter Dilo,Pranvera Karagjozi,Vasvie Harxhi, Vera Sako,Koço Mosko,Eshref Jaupi,Ajrina Çene,Saide Qofte, Sofi Voda,Kristina Bulo, Merita Kurti,Feraset Kumbaro.
Mbeten në kujtesë drejtorët Anastas Bilushi,i urti Tolo Fidhi,Koço Sevo me karakter të prerë,Kristo Ndrico me natyrë gazmore ,shume praktik Muzafer Çuberi , dr.Tonina Hido e dashur me nxënësit e kolektivin mësimor,korekti M. Baxha,Pranvera Karagjozi me karakter rinor.
Shkolla vazhdimisht ka patur jete te gjalle shkencore, artistike e sportiveku përmëndim P.Karagjozin,T.Hidon,D.Çarçanin,Violeta Koçollarin ,Kujtim Dulen.
Nuk mund të mos përmëndë mësuesin e pa lodhur në aktivitet sportive mësuesin dhe futbollistin Lalan Habipin i cili stërviste talentet si Sefedin Brahon,M.Brahon,J.Rapin,Braho Habipin,Petro Lulën,portier Çumakun….
Kjo shkollë u dallua edhe për aktivitete artistike ku përmëndet Alfred Habipi ,Nilda Baxha ,Fatmir Shajko.
Në shumë kontrolle janë dalluar mësuesi i fizikës Stefo Qurku ku më vonë u qarkullua dhe u emërua n/dr i shkollës së re “Koto Hoxhi” ,Eli Kaçi,Sadi Hasko etj.
Në vitin1991-92 në saj të punës së drejtorisë së shkollës dhe kolektivit të mësuesve preokupimi i nxënënësve per shkollen dhe mesimin u rrit pavarësisht vështirësive.
Ardhja e mësuesve të rinj e drejtuesve të rinj solli ngritjen në një nivel më të lartë të punës në tërë jetën e shkollës.
Në vitin shkollor 1993-1994 më datën 13.12.1993 u emërova drejtor shkolle dhe jepja dhe mat-fizikës, per dy vjet kryeja dhe detyrën e formatorit të këtyre lëndëve. Me përpjekjet e mia dhe te n/dr .Fredi Mëhilli e Fatbardha Kasi puna e kolektivit ndjente gjithmon rritem.
(vazhdon )