Historia e repartit te pare te prodhimit te trikove ne qytetin e Gjirokastres eshte kjo:
Talo Muka, e bija e bashkëkëpronarit të Fabrikës së lëkurëve A.Papavangjeli @ djemtë, kur shkoi nuse në shtëpinë e Cile Mukës, mori në pajë dhe një makinë të markës gjermane trikopunuese. Punonte me te po pas 45 nga frika e sekuestrimeve e fshehen ne tavan dhe nuk e vuri në punë deri ne vitin 1965.
Nga ky vit, e shtrenguar nga veshtiresite ekonomike, vendosi që ta vinte ne pune. E zbriten nga tavani ku qe e mbeshtjelle me nje cope te madhe shajaku dhe mekaniku Jorgo Anastasi e pastroi dhe e vajisi, e ktheu në gjëndje pune.
Ajo beri nje kurs njemujor ne Tirane dhe hapi kështu të parin repart te prodhimit te trikove me porosi ne Ndermarrjen Shteterore Riparim Sherbime, në fillim pas Klubit të Gjahut,rrugës për te Gurgai. Përgjegjëse qe Poli e Rozes,më pas erdhi dhe Ifi Naka po me makinën e saj. U shtua reparti me Anon e Shtakës dhe u mësoi zanatin Mukadez Berberit, Alime Muços dhe Aso Pondes.
Prodhimet ishin cilesore, te pelqyera nga konsumatoret dhe kishte shume pune;bëheshin triko e bluza, jaka golfi fallci, fustane e deri ne brekë banje me lesh akrilik. Leshi merrej dhe në Ndermarrjen e Prodhimit te Veshjeve dhe me të bëheshin bluzat me vija, model llastikë e i thjeshtë me thile. Porosi vinin dhe nga Tepelena e Përmeti,nga Saranda e Delvina si dhe nga Tirana, bënin porosi studentët.