” I ndergjegjshëm se njeriu duke qenë i vdekshëm dhe duke mos patur të dhënë nga lart talentin për të njohur orën e vdekjes, e cila e kërcënon në cdo momënt… ”
Vangjel Zhapa nga fshati Labovë e Madhe e Gjirokastrës përpiloi testamentin duke e filluar me këto fjalë:
“ për t`i rregulluar punët para ardhjes se çastit të vdekjes “.
Ishte ne Broshten, ne çiflik (pronën e tij), kur shkruajti me dorën e vet këtë akt:
“…sot, ne 60 vjetorin e moshës sime, duke patur mendjen të plotë dhe duke qenë i gjithi i shëndoshë…”
Pesë vjet më vonë, pas këtij testamenti olograf (testament i shkruar me 30 nentor 1860) Zhapa mbaroi së jetuari në Broshten, me 20 qershor 1865, si pasoje e një sëmundjeje të gjatë që në verë të vitit 1863.
U çua në Paris, në tetor të 1863, nga ana e vëllait të tij dhe një doktor human rumun, ku do të konsultohej me mjekë francezë neurologë. Këta i vunë diagnozën “prekur nga marrëzia dhe paraliza e përgjithshme”.
Shenjat e sëmundjës së dukshme në vitet e fundit të jetës do ta transformonin Zhapën edhe në këtë gjendje të shkëputur nga (bashkekohësit) moshatarët e tij? Vepra e tij dhe më shumë lufta e tij për të realizuar dicka për shoqërinë në të cilën jetoi dhe i dha gjithcka nga thesari i qënies, jetës, nuk mund që të bëhej veçse me prova devotshmërie dhe me dashurinë për njerëzit.
Biografia e Zhapës ruan akoma shumë sekrete, te fshehta, eshte e mbuluar me mistere dhe interpretime kontradiktore.