in

Henri Holland – Mjeku dhe Këshilltari i Ali Pashë Tepelenës! Ja çfarë ka thënë për Vezirin e Ashpër të Janinës…

Ali Pashën e pashë për të fundit herë mbrëmjen e 7 prillit…

 

Veziri më priti me një mirësjellje të veçantë, më tha se besonte që unë nuk do ta harroja dhe se ai do të vazhdonte të shpresonte se në një të ardhme do të kthehesha në Janinë…

 

Ai shprehu dëshirën që t`i shkruaja sa herë të më jepej mundësia dhe t`i jepja këshilla të tjera që mund t`i duheshin në lidhje me shëndetin.

 

Ai më kërkoi që të përshëndesja familjen time nga ana e tij. Duke mos pasur dëshirë për ta zgjeruar më tepër këtë bisedë, u ngrita me shpejtësi për t`u larguar, sigurisht jo pa një ndjenjë keqardhjeje.

 

Po largohesha nga një njeri që cilatdo të ishin zakonet e tij si një udhëheqës tiran i ca njerëzve gjysmë të civilizuar, më kishte tërhequr jashtëzakonisht me aftësitë, bisedat, me mirësjelljen dhe dashamirësinë me të cilën më kishte pritur gjatë disa vizitave që kisha bërë në oborrin e tij.

 

Henri Holland, kushëri i Carls Darvinit, u lind më 27 tetor 1788 në qytetin Knusford të Anglisë.

 

U bë i njohur me librin “Udhëtime në ishujt Jonianë, Shqipëri, Thesali, Maqedoni etj gjate viteve 1812 dhe 1813″.

 

 

What do you think?

Written by admin

Florida Buçet nga Brohorimat Shqiptare – Ilir Latifi Fiton që në Raundin e Parë! Gati për Titullin Botëror!

ZAGORIA – Natyra Relaksuese, Burimet, dhe Kulinaria e saj ofrojnë Mundësi Unike Turizmi!