in

HAPESIRË/ Gjirokastër-Janinë, Një Histori Shumë Vjeçare Bashkëpunimi dhe Shkëmbimi Kulturor!

Historikisht qytetet Gjirokaster-Janine kane mbajtur marredhenie fqinjesore, tregtare e kulturore. Para vendosjes se sistemit totalitar, marredheniet nderkufitare kane qene normale.

 

Ne Janine gjirokastritët dhe banorët e krahinave rreth saj, shkonin dhe benin tregëti, çonin e merrnin mallra, shkembenin prodhimet me janinjotet qe pelqenin djathin e bardhe e kaçkavall, leshin e velenxat, duhanin etj.

 

 

Kur behej pazari ne Gjirokaster, vinin dhe tregtare nga Janina, qe sillnin prodhime bujqesore, fruta, veshje etj. Transporti me pare e pas vitit 1900 behej me karroca te terhequra me kafshë. Nga viti 1921 linja Gjirokaster-Janine dhe kthim behej me makinë.

 

Ne vitin 1928 Gjirokastra kishte 8 makina. Pronare te tyre ishin shofere gjirokastrite dhe dropullite. Midis dy qyteteve, hapësira te gjera bashkëpunimi jane krijuar vecanërisht pas vitit 1990, per levizje, turizem, tregëti të lirë, shkëmbime arsimore, kulturore, sportive etj.

 

 

Ne permiresimin e jetes ekonomike ne Gjirokaster ka ndikuar emigracioni, por dhe faktore te tjere si, shkembimet tregtare, investimet e perbashketa te biznesmeneve të jugut me ata janinjote.

 

 

Shembujt janë jo vetem ne shkembimet reciproke te mallrave e ndertimin e politikave ekonomike private midis individeve e shoqërive tregtare por edhe ne fusha mbi bazën e marrëveshjeve dhe veprimtarive të përbashkëta midis dy bashkive, institucioneve dhe organizatave te biznesit për t`i shtuar më tej vlerat e zhvillimet ne cdo fushe te jetes lokale e rajonale.

 

What do you think?

Written by admin

Drini Gozhita – Shoferi me Aftësi të Larta Profesionale, Shumë i Dashur edhe pse Shpesh larg Familjes!

Pizza Danny tani në Bllok të Tiranës – Një Picë me Zemër, plot Elegancë, Bollëk, dhe Shije!