Xhani Femera me bashkeshorten Krisanthi ardhur nga Amerika ne vendlindje, ne Gjirokaster, me rastin e 120 vjetorit te lindjes dhe 46 vjetorit te ndarjes nga jeta te babait Haki Femera, ne mjediset e lokal “ Viroi” ne Virua shtruan nje drekë perkujtimore me te aferm ne Gjirokaster dhe te ardhur nga Tirana, bashkelagjas dhe bashkekohes te babait te tyre.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Gjate saj, djali, Xhani Femera, pershendeti te pranishmit dhe ne emer te vellezerve e motrave te tij që tani te gjithe banojne me familje ne Amerike, Flores, Shkembos, Kejdit, Vjollces dhe Shahinit si dhe foli per aktivitetin e Haki Femerës nga viti 1916 deri ne `37 emigrant ne Amerike e pas vitit 1944 ne Gjirokaster me pune nepunes i Postes Shqiptare.
Gjate kesaj veprimtarie perkujtimore, folen dhe bashkelagjesit Sokol Karaulli, Gezim Sokolli, Adrian Kurti dhe u lexuan kujtimet e Vojsava Menit.
Te pranishmeve iu shpernda libri “Haki Femera kthehet ne shtepi” te autorit Andon Lula mbeshtetur per botim nga femijet e Haki dhe Makbule Femera.
Ky liber, monografi per Haki Femerën, intelektual me kontribute per Gjirokastren, shoqërine dhe familjen e tij të madhe që tani banon ne Amerike, eshte i pesti i serisë “Libri i Qytetit”, cikel botimesh per historine, traditen dhe personalitete te Gjirokastres.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)