Nuk do flasim sa e pasur ne vitamina e kripera dhe vlerat e portokalleve per shendetin, por do shtrojme kete pyetje dhe kush ka dijeni le te tregoje:
Kush dhe kur u mbollen rrenjet e para me portokalle ne Gjirokaster?
Per histori, kujtojme se mosha e portokalleve ne lagjet e qytetit nuk eshte shume e madhe .Ndoshta mund te kete dhe portokalle 100 vjecare, kete do ta mesojme nga ata qe i kane akoma ne kopshtet e tyre.
Dime vetem qe portokallet duan klime te bute, te ngrohte, me ere te lehte, kushte keto qe nuk i ka Gjirokastra, vetem lagje te vecanta qe jane gjithe diten me diell, si Pazari i Vjeter, Manalati dhe Hazmuratit. Te tjerat, si Varoshi, diellin e kane me copa e megjithate edhe ne kete lagje ka bace me portokalle.
Kjo foto me dy portokalle mdis cative eshte e para vitit 44-es qe ka hedhur ne faqen e tij Teodor Bilushi. Ajo ka ngjalluar interes e ka komente te shumta.
Kush ka informacion le te mesojme se nga kush, kur dhe ku jane mbjelle rrenjet e para me portokalle ne Gjirokaster, ne cilen lagje?!