Edhe nje fotografi e vetme te sjelle ndermend nje kohe apo nje ngjarje te vecante.
Kjo foto i takon nje viti te larget.
Ne ate kohe, vecanerisht ne vitet e para te pasclirimit te vendit, punohej me parrullen” Lemi i pare shtetit” qe nenkuptonte se me pare do dorezohej sasia e grurit te planifikuar per shtetin, e detyrueshme, dhe pjesa tjeter qe mbetej per nevojat e kooperatives.
Jane kooperativiste te kooperatives se tipit te larte te Dropullit te Poshtem, ndersa mjeti me targe GJ 58 -77 eshte i parkut te mallrave.
Eshte nje dite e zakonshme ne pastrimin e grurit te mbledhur me pare nga autokombajnat.
Per kujtese, gruri qe mblidhej transportohej me mjete ne depot e kooperatives po nje pjese shkonte dhe ne ato te shtetit, ne depot e ndermarrjes se grumbullimit ne Haliq, keshtu quhej vendi ku kishte dhe nje radhe me hangare per ajrosjen e misrit ne periudhen e dimrit.
Koperativistet ne foto nuk i njohim po dhe nuk dallohen mire , as shoferi i mjetit me targe GJ 58 – 77 po me siguri qe do jete shofer i njohur se ne ate kohe shoferet njiheshin.
Ndoshta mesojme dicka me shume nga komentet tuaja!