in

Aktori i paharruar Gëzim Kruja:” Mor zotni, çfarë bëjnë kështu këta gjinokastritët, nuk më lënë të fus duart në xhep!”

Fotot e viteve te shkuara flasin ndryshe dhe te vene ne mendime, zgjojne kujtime per njerez te mire e te dashur qe jeten e lidhen pergjithmone me artin dhe kulturen.

Edhe kjo foto na kujton pikerisht disa nga personazhet e artit dhe kultures te qytetit te Gjirokastres, disa mungojne fizikisht por qe kane mbetur ne historine e artit dhe kujtimet e artdashesve.

Ja regjizori Dhimiter Dhima, aktori Izet Mato, kengetaret Rustem Asqeri, Thodhori Koça dhe Dhimiter Jovani.

Stefan Arseni, ne ato vite drejtues i institucionit te teater estrades,thote se kjo foto, e “shkrepur “ pas shfaqjes qe dha Estrada Profesioniste, ka nje histori te lidhur ngushte me aktorin e shquar te humorit shkodran Gezim Kruja.

Ne ato vite ishte tradite, ne shfaqje ftoheshin edhe aktore te qyteteve te tjera. Ne rastin qe eshte bere kjo foto Gezim Kruja mori pjese ne premieren e radhes . Erdhi per te interpretuar vetem nje dite po me kerkese te artdashesve qendroi disa dite ne Gjirokaster.

U mireprit me duartrokitje po dhe me takime te shumta. Te gjithe donin ta takonin e ta qerasnin aq sa me humor shpesh thoshte.”More zotni,çfare bejne keshtu keta gjinokastritet, nuk me lene qe te fut duart ne xhep!”

Artdashesit gjirokastrite nuk e harrojne Gezim Krujen qe tani nuk rron me, e kane vleresuar dhe cmuar per humanizmin dhe profesionalizmin e larte si nje nga aktoret me te shquar shqiptar te humorit dhe komedise.

What do you think?

Written by Admini

Hajde ta gjejmë, kush ka qënë shoferi i mjetit në foto me targe GJ 58-77?

Ndahet nga jeta arkitekti dhe piktori i mirënjohur Maks Velo, reagon menjëherë kryeministri Rama: Çfarë trishtimi