in

Gorricat e Famshme të Lazaratit që kur i Kujtojmë na Shkon Goja Lëng!

Me pare, sipas stineve tregut te Gjirokastres nuk i kane munguar frutat. Te gjitha bio, jo të rritura me “ilaçe” e te pjekura me pahirë.

Si ne pranvere, vere, vjeshte e dimer, gjeje cdo gje, sipas pjekjes; qershite vinin dhe nga Permeti, fiqte shengjine, te bardhe e te zese me vija nga Lunxhi, dardhet nga Suha, portokallet e limonat nga Saranda dhe gorricat nga Lazarati, ne ngrenie me nje shije të vaçante dhe aromatike.

Eh sa te shijshme që ishin!

T`i kerkosh ne kohe te tyre nuk i gjen dhe me çmim te larte.

Ne kohen qe piqeshin, mbushej tregu, shiteshin edhe ne lagjet e aferta ne Cfake, Pazar te Vjeter, Manalat etj. Disa familje i merrnin te papjekura mire dhe i vendosnin ne kashte, per t`i ruajtur me gjate.

Ne Lazarat dhe gjetke, gjethet e gorrices perdoreshin edhe per bagëtinë, deget per dru zjarri. Perdoreshin edhe ne mjekesine popullore për të trajtuar ulçerat, problemet në zorrët, për të provokuar vjellje dhe nga rrënjët përgatitej një ilaç për dhimbjet e barkut dhe uljen e diabetit.

Disa familje ne Lazarat dhe fshatra te tjera te qytetit gorricat që rriten nga 7 deri 20 metra i kane ruajtur po per vete.

Iku dhe eshte larg per te ardhur ajo kohe kur ky frut ne kategorine e ushqimeve bio i rrumbullakët me diametër 2-3 cm që piqet nga fundi i muait qershor ose në fillim korrikut deri në vjeshtë, të mbushi perseri tregun.

Po dhe nuk duhen harruar…

Me te vjetrit i kujtojne, kane mall per shijen e tyre dhe u leshon goja leng, ndersa femijet e sotem, ne qytet, me siguri që nuk i njohin dhe as e kane provuar shijen e tyre.

Mbase ka ardhur koha që te rritet kujdesi dhe shtimi i tyre!

What do you think?

Written by admin

Kulaç ne Saç, Fasule në Bragaç dhe Lakrore te Pjekur nga Furrat e Lagjes!

Për Rigonin mos Harroni të Pyesni: “Ku e ke Mbledhur?”