in

Gore Xhillari , burri i urte i lagjes ” Pazar i Vjeter”, kafexhiu i “Bella Venecias’ dhe nga te paret bleterrites ne Gjirokaster

Prane shtepise se Bedri Mezinit, me muret e koshtrave ngjitur por ne fqinjesi te mire, eshte porta e shtepise se Gori Xhillarit qe sot rinia e lagjes i thone “Porta e Çomes”

Në vitet 60-të, babai i Çomes, Gori Xhillari, me dukej ndryshe nga burrat e tjerë të lagjes. Kështu mendoja. Tip i vecantë, i admiruar e i respektuar për heshtjen, butësinë, qetësinë dhe krenarinë e patreguar, karakteristikë e burrave që mirësinë e shfaqin në kohen dhe momentin e duhur.

Për të, opinion të ngjashëm kishte dhe xhaxhai im, Nikua që e cmonte burrë me karakter. “Eshtë si bello, thoshte. Nuk i bie njeriut në qafë!”. Këto fjalë xhaxhai i përsëriste shpesh për cdo burrë me karakter të tillë, po në majë të gjuhës kishte dhe fjalën dhjavolar me të cilën etiketonte ndonje që nuk e donte.

Sa vija re, xha Gori, harxhonte pak kohë ne shoqërinë e burrave të lagjes. Nuk frekuentonte mbledhjet ne lagje apo lojën me letra e domino, edhe pse nga mbi muri i kopshtit të Niko Lulës, dëgjonte zërat e britmat pa të keq, kur Nikua, Çaqia, Dashua e Koço Xhumbi humbisnin në gurët e dominos me orë të tera, deri dhe pas mesnate.

“Janë të sëmurë!” -thoshnin në lagje dhe i qanin hallin Koço Xhumbit që, dhe me cen, në borë e shi, sa dëgjonte zërin e Nikos që i fliste nga shtëpia, nxitonte të arrinte lojën që e kishte “mikrob”, pa u ndarë kurrë nga grupi, “gërnjarët e lagjes”.

Xha Gori, ” njeri i çuditshëm”, edhe për ne, fëmijë, nuk thoshte fjalë që të na lëndonte, edhe kur gabonim. Sa për vete, butësisë së tij i përgjigjesha me “dorën time të zgjatur”, nëpër degët e fikut tek muri ndanë rruges, afër me çatinë e shtëpisë dhe nuk bëntë zë. Fliste me vështrim të butë, kalimtar, me heshtje e shume here bente sikur nuk shikonte; ndieja brerje të fajit po mend nuk vija. Në rastet kur i shpëtoja vështrimit të tij dhe mbushja duart me fiq, me mendje të gëzuar dhe i kapardisur, thoshja:”Ja hodha dhe këtë radhë Çomes!”.

Çomja, djali i vetëm i xha Gorit, i urtë dhe i pa shfaqur për prapësira, nuk fliste. E dinte ai, mund të jepte llogari në Sheshin e Kishës!

Me te degjuar, Gori ishte shumë i lidhur me punën që bënte, kryekeput profesionist dhe i perkushtuar ndaj çdo aspekti të saj: fillimisht, punoi në kafe e rosticeri, e më shumë në lokalin Bella Venecia, në sheshin e Çercizit. Me origjinë nga Përmeti, vend i luleve dhe vreshtave, njihte me mire nga te gjithe ne qytet, si mjeshtër teknikën e prodhimit te rakisë dhe verërave dhe ishte “dora” e parë në trajtimin e produkteve të tilla edhe në rosticerinë private të basho Ciles deri në vitin l964.

Tregonin për të: kur u martua, me Foton, vajzën e basho Ciles, i pari solli në Gjirokastër këngën në valle “Shamia e beqarit”, më pas e preferuar në çdo dasëm apo festë familjare.
Pasioni i xha Gorit ishte tregëtia, me dyqan me enbelsira afer ne banken ne rrugen e Varroshit po punonte dhe koshtin me nje radhe peme po dhe oborri me llendrolivono dhe trendafila qe i kishte sjelle nga Permeti.

Po ne veçanti bletarise i ishte kushtuar si profesionist dhe me perkushtim të admirueshem; shembull eksperience edhe per bletarët e tjerë të qytetit dhe fshatrave, si anëtar i parë i shoqatës, që në themelim.

 

Dashurinë për bletët e tregonte me aftesite profesionale dhe kohen e madhe per to. Merrej shumë edhe me punët e kopshtit dhe rregullimin e ambienteve rreth, që ato të ishin me pemë e lule, të mbuloheshin nga gjelbërimi dhe era e mirë e portokalleve, njera, në krye të oborrit, sa nxirrnim kokën tek porta, kokrrat e saj na e bënin me sy e na lëshonte goja lëng!

Estetikisht i pandarë nga pastërtia, rregulli dhe disiplina, shfaqur nga sheshi i portes së madhe, shkallët e oborrin para derës në hyrje. Për ambientet brenda, edhe pa hyrë në to, fliste nena ime dhe Mama Bebi, në vizita të ralla, të rastit po që, kur ktheheshin në shtepi, dëgjoja të thoshnin: “Janë nikoqirë tek Xhillari, Fotua e mban shtëpinë drite!”.

Kjo traditë e përcjellë mbahet me “fshesë në dore” tani nga bashkëshortja e Çomes, ashtu dhe nga ai, si bleterrites dhe fermer i lagjes, me gërshërë e kalistir për trajtimin e pemëve në kopshtin e sistemuar ku cdo kalimtar i rritur nëse shkon nga Rruga e Vezirit përballet me imaxhin dhe gjurmët që ka lëne aty njeriu i mirë e punëtor, babai i Rozes, Angjos dhe Çomes, i paharruari Gori Xhillari./ Fragment i shkeputur nga libri  ” Pazari i Vjeter ne kujtimet e mia” te autorit Andon Lula , liber qe do jete se shpejti ne duart e lexuesit/

What do you think?

Written by admin

Ne kujtim dhe nderim te skulptorit te madh te Gjirokastres Arben Bajo

Ju pelqen kjo foto, Ura e Nanxes me lagjet Pllake e Pazar i Vjeter, ja kush e ka realizuar!