in

Gjyshe dhe nena, tani qe holloni, kthehuni ne femijeri, bejeni kete “loje” me vogelushet !

Tani qe zini pete, qe holloni per byrekun apo lakrorin e Krishtlindjeve, bakllavane apo dhiplet e Vitit te RI, mos harroni:

Mbani afer femijet, mos i largoni nga tavolina dhe sufraja, nga petesi dhe brumi, jepuni nje cope brume, edhe dem ta shkoJe, le te hollojne, le te bejne nje lule, nje karkanaqe,nje kulac, mesojeni ta rrahi brumin si top, si ta shtroje me duart e vogla, si ta holloje..

Bejeni kete “loje” me femijet, kujtoni se dhe vete keni qene dikur ne moshe qe ata jane sot…

Jane ditet qe ata gezojne , argetohen, gatuajne vete dhe shijojne nje karkanaqe, nje biskote, nje thele bakllava, nje arre e nje bajame, jo se ju mungojne, porse keshtu duan dhe ju pelqen, ndaj mbajini afer, bashkoni brumin e duarve tuaja me ate te femijeve dhe i ndihmoni te bejne edhe Babagjyshin e Vitit te Ri…

Ju e dini sa gezojne, ndaj beni vite prapa dhe zbrisni ne moshen e tyre bashke me lodrat, gatimet dhe  kujtimet…

What do you think?

Written by admin

Një foto e rallë,në gjurmët e kujtimeve…

Evis Fico kadidate per kreun e ILDKPI