GËZUAR
Një nga një
Perëndojnë ditët e fundvitit.
Po afron vegimi i ndritshëm,
I ditës së parë
Të një viti tjetër.
Po e trokas këtë gotë
Me të gjithë ju,
Miq të mirë,
Të rinj e të vjetër.
Vllasova Musta lindi ne qytetin tone, ne Gjirokaster, ketu vazhdoi dhe gjimnazin Asim Zeneli, e dalluar ne mesime dhe ne poezi.
Me mbarimin e studimeve te larta ne degen Gjuhe-Letersi (1971) u emerua si redaktore ne kinostudion “Shqiperia e re” dhe me pas mbaroi kursin pasuniversitar per regjisure (1975-76) dhe per shume vite ka qene drejtore e “Albafilm studio”.
Eshte skenariste dhe poete. Ka shkruar disa skenare per filma dhe dokumentare dhe te animuar, ndertuar ne shije e kulture, si “Kendon Tefta Tashko Koço”, “Prane hapave te pare”, “Banore te rinj buze Jonit” (fituese e cmimit te pare ne Festivalin I te Filmit Shqiptar, 1976), “Dropulli i rilindur”. “ Mjeshtri dhe nxenesit e tij”, “Meteori i skenes” etj.
Eshte shquar si njohese e botes se femijeve per larmine e filmave te animuar, edhe fituese e cmimit per skenarin me te mire ne Festivalin XI te Filmi Shqiptar 2000), Ura etj.
Krahas si skenariste dhe regjisore e filmave dokumentare e te animuar, Poetja gjirokastrite Vllasova Musta ka dhe disa libra me poezi si “Dhe u nisen vullnetaret”, “Pa kopertine” (1970), “ Kur celin sythet (1984) etj.
Ne kete prag te nderrimit te viteve, ajo ka shkruar dhe poezine ne krye te shkrimit tone, duke i uruar:
“Gezuar Vitin e Ri, Shendet e krijimtari te mbare !”