in

Gentian Mullai kafe me policin shembullor, poet i lexuar dhe model i admiruar

Gentian Mullai , me detyre te larte ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se shtetit, i njohur nga efektivat e policise dhe komunitetet ku ka sherbyer, vecanerisht ne rajonin e Jugut,per komunikim te ngrohte e miqesor dhe shkrimet ne faqen e tij ne fb qe dallohen per fryme qytetare dhe komunikim njerezor, sot eshte shprehur per vlerat dhe cilesite e policit shembullor , Mufit Çeli, efektiv i Policise se Shtetit ne qarkun e Gjirokastres qe eshte edhe poet i njohur.

Ja postimi i Gentianit per Mufitin:

“Te gjithë jetojmë nën të njëjtin qiell, por jo të gjithë kemi të njëjtin horizont.
Mufit Çeli, sa më shijon kafja me Ty.
Jeta pa punë është pleqëri e parakohshme ka thënë Volfang Gëte, por ju miku im pavarësisht se prej dy javësh jeni në pension, do vijoni të krijoni poezi, prozë e këngë që të gdhenden në memorien e brezave që do vijnë.
Por ti kurrë s’pushon, sepse ti je dimensional e universal.
Një ish punonjës policie model, shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga brezat e rinj në Policinë e Shtetit.
Më rrite që kalama, 19 vjeç ku s’dija shumë gjëra e s’kuptoja shumë rrethana, por më ka mbetur në mendje nga ti gjatë gjithë rrugës që kemi rrugëtuar bashkë ajo shprehja që më citoje përherë: Në rast se bukën do e nxjerrësh me djersë, mos të të vijë turp, por ulu haje edhe në mes të rrugës.
Të jam mirënjohës që me ke mbajtur në çadrën tënde edhe kur stuhia apo rrebeshi i kohës së padrejtësisë, llumit e pabesisë mund të më vinin përpara për shkak të moshës e mungesës së përvojës, por edhe për shkak të asaj që më karakterizon, që këtë punë e bëj me dashuri ndershmëri e përkushtim dhe shumëkujt nuk i shkon përshtat ndoshta ky modeli im e joti.
Mirënjohje e respekt pafund për ty polic shembullor, poet i lexuar dhe model i admiruar.”-shkruan Gentian Mullai.

What do you think?

Written by admin

Kiço Noti fjale prekese per mikun e tij Edi Peshen: Per ne shoket miqte e tu Ti nuk ishe vetem nje intelektual i shkelqyer…

Roland Çenko bilbil i kenges polifonike qe si ne dimer dhe ne vere ,vetem per kenge ka lere