Në gjimnazet e Gjirokastrës, Tepelenës e Përmetit për vite me radhë ka qënë traditë botimi i gazetave te gjimnazeve me nismën e te rinjve.
Gazeta kanë botuar te rinjtë e shkollës së mesme “Asim Zeneli”, “Siri Shapllo”, “Abaz Shehu ”Tepelenë, “11 Janari” e Libohovës, etj. të pranuara e të pëlqyera për tematiken aktuale dhe faqet letrare me krijime te nxënësve.
Në Gjirokastër, nxënësit e ne veçanti letrarët gjenin mbeshtetje për shkrimet tematike dhe krijimet letrare edhe ne faqet e gazetës “Policia sot”, organ i Drejtorise së Policisë së Qarkut që drejtohej nga zoti Genti Mullai.
Kujtojmë gjithashtu gazetën “Sfida” të shkollës së mesme të Libohovës që lexohej jo vetëm nga nxënësit por dhe prinderit, ishte zëri i shkollës dhe qytetarëve.
Botimi i këtyre gazetave ishte një përvojë e mirë që ndihmonte ne pasqyrimin e jetes në gjimnazet ashtu dhe për nxitjen e talenteve perfaqesuar me shkrime tematike, krijime letrare e artistike.
Duke i kujtuar, natyrshëm na lind dhe pyetja. A vazhdojnë?