Gazeta Odria është organ i shoqatës atdhetare kulturore Odria–Golik e krahines së Rrëzës ne Rrethin e Gjirokastres.
Pak kohe me pare, themelues dhe anetare te saj festuan ne Tirane botimin e numrit 80 duke kujtuar me kete rast edhe kryeredaktoret, redaktorët, anetaret e redaksise dhe miqte e shumtë ne Shqiperi dhe diaspore…
Kryetari i shoqatës etnolog Thanas Meksi foli per rrugen 22 vjecare te gazetës si dhe pershendeten drejtori i pare i saj Tome Meksi, historiani Kleanth Dedi si dhe Haxhi Balla, Fane Kromidha etj.
Kjo veprimtari është pasqyruar dhe ne numri 81 te kësaj gazete shoqëruar me titujt ne faqen e parë të saj si:
“Mbillet Ulliri Vangjel Zhapa – Nderi i Kombit” në Farkë,
“Trashegimia kulturore ne mendjen dhe punen e mbeses labovite, arkitektes Arta Koço Dollani”,
“Pjesëtarit të familjes me 4 dëshmorë Niko Zherdi i jepet titulli ‘Nderi i Qarkut’ ”,
Faqja letrare “Arben Duka” – Melita Çekani, pasardhëse e denjë e Elena Gjikës, talente labovite me ekspozite pikture ne Kryeministri, grate krijuese labovite shoqëruar me fotot e tyre Elena Gjika, Ksanthipi Dilo, Sofika Hodo, Mira Meksi, Eni Vasili, Melita Çekani, Dr.Arta Anastas Bici (Dedi),
“U tha lisi labovit’ poezi e poetit Arben Duka kushtuar labovitit Koço Toti.”
Shkrimet Kodi mjekësor i fisit Meksi nga Labova, Kujtime te paharruara te njerezve të qytezës Labovë e Zhapës që me punen dhe fisnikerine e tyre transmetojne ne breza dashurine per vendlindjen dhe prejardhjen, krijimtaria e suksesshme e Niko Gjonit, Lule Aretia dhe “hotel” Amalia etj…