in

Fytyra e saj ishte shembelltyra e gjalle e skulpturave antike greke

Nga Kostaq Dodo Dhuvjani

Sot nisi udhetimin nga parajsa e tokes Greqi per ne parajsen e qiellit aktorja e madhe greke Ειρήνη Παππα ,ose e shkruar ne variantin anglez Irene Pappas.Mbiemri i saj i vertete ishte Λελεκου.

Lindi ne Χιλιομόδι Κορινθίας ( Hiliomori Korinthias) me 03.09.1929.

Nena e saj Eleni ishte nga fisi Prevezanou.Prindet e saj ishin arsimtare ,gjyshi i saj Stavros Lelekos me 1881 shkruajti te paren
sintakse te gjuhes greke per shkollat e mesme.

Mbiemrin Pappas e ka nga martesa me regjisorin e aktorin Alqi Pappas.

Ishte nga aktoret me te njohura ne bote per periudhen e saj,bashkepunoi me aktoret e regjizoret me te medhenj te botes.
Pervecse nje aktore e shquar ,ishte dhe nje greke e shquar.E emertuan “Perendesha e 13” e Greqise ( 12 te tjerat ishin ato te Olimpit).

Fytyra e saj ishte shembelltyra e gjalle e skulpturave antike greke.
Hyri ne panteonin e njerezve te shquar.

What do you think?

Written by admin

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare “Mjeshtri i Madh” i violinës Hetem Qerimaj

Sot Ditelindja e Aktorit te Shquar Reshat Arbana