Foto dhe Kujtime nga Patrioti Gjirokastrit Sabit Lulo per shfaqjen e dramës “Besa” ne vitin 1908. Për cfarë u përdorën të hollat e mbledhura ?
Më 5 nëntor 1908 në qytetin e Gjirokastrës u ngrit klubi “Drita”. Mbrojtja dhe zhvillimi i arsimit e kulturës kombëtare ishin nga objektivat kryesore, përcaktuar në statutin e klubit.
Klubi Drita përmblidhte ne gjirin e tij njerëz të dalë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, shumica intelektualë, me marrëdhënie vëllazërore, ideali i përbashkët i të cilëve ishte çlirimi dhe lulëzimi i mëmëdheut.
Klubi përpiqej t`i tërhiqte të gjithë patriotët në një front të përbashkët, të përhapte në popull mësimin e gjuhes shqipe, të mblidhte folklorin, zakonet e të nxirrte ne drite traditat e bukura të popullit.
Për rolin dhe rëndësinë e konferencave, në veprimtarinë e klubit, Sabit Lulo, pjesëmarrës aktiv në to shkruan:
“Çdo anëtar duhet të përgatiste nga një konferencë sipas degës… Dikush mori përsipër anën historike, etj. Unë kisha sektorin politiko-ekonomik dhe zhvillova një bisedë mbi formimin e shteteve dhe lirite konstitucionale te popujve; shkrova gjithashtu edhe një artikull “Bujqësia në Ballkan” që u botua në gazetën “Zgjimi” te Janinës. Klubi organizonte edhe shfaqje kombëtare. Kështu psh ka organizuar shfaqjen e dramës “Besa” që u luajt në Degën e Klubit dhe pati sukses. Të hollat që u mblodhën, u shpenzuan për shkollën shqipe Liria.
Klubi yne përparoi mjaft dhe shtriu veprimtarinë deri në krahinat e tjera të mytesarifllëkut të Gjirokastrës, ndihmoi patriotët e Libohovës, të hapnin klubin e tyre. Po ashtu në Delvinë e në Tepelenë”.
Falenderojme Edmont Leska qe na i dergoi kete foto ne FB 🙂