Në pallatin e dikurshëm të Kulturës, ngjitur me Kinemanë verore, ku ishte dhe biblioteka, në një dhomë të vogël mblidheshin letrarët e qytetit. Anëtar i këtij rrethi ishte dhe Fotaq Kekezi, mësues i biolgjisë në shkollën “29 Nëntori” (sot Çajupi).
Më parë shkruante prozë, tregime te shkurtëra, fillimisht në revistën “Normalisti” të shkollës së Elbasanit, pastaj dhe kujtime, të tilla në gazetën lokale, atë në gjuhën greqisht “Llaiko Vima” dhe ne broshura te muzeut, një përshkrim i gjatë e mbresëlënës në broshurën 40 vjetori i themelimit te gjimnazit “Asim Zeneli”, apo tregime si Tufa e Qaqes.
Pas studimeve ne Liceun Francez ne qytet e më pas Normalen e Elbasanit, punoi ne shkolla te Delvinës, Tepelenës dhe nga `47-ta ne Gjirokaster, ku jepte lëndën e zoologjise dhe botanikes, përgatiste kopshte eksperimentale, si ato në shkollën 29 Nëntori. Këtu flitej se ishte mesuesi më i mirë i biologjisë dhe punëve praktike ne gjithë rajonin e jugut. Kopshti i botanikes ngjitur me shkollën, eksperimental, edhe me këndin e gjallë, lepuj më shumë, vizitohej dhe nga mësues të shkollave te tjera. Aty mbillte dhe grurë që rritej sa një bojë njeriu.
Një mëngjes u mërzit shume se në ngastrën eksperimentale me grurë që priste ta korrte, dukeshin gjurmët e trupave të shtrire.
Kjo situatë e mërziti shumë ndërsa për fëmijët ngjarje, nga më të çuditëshmet dhe më të komentuarat.
Në orët e zoologjisë bënte dhe eksperimente me kafshë. Vitrinat e laboratorit i mbante me vazo qelqi me skelete, përgatiste albume edhe për shkolla jashtë Gjirokastrës. Shkruante bukur dhe vizatonte me bojë kine. Këshillonte që te shkruhej vetem me xinë, majë pene e vendosur ne bisht druri.
Shpesh ne pushim te gjate hiqte nga ora e mesimit ndonje nga nënësit dhe i thoshte: “Hidhu tek klubi i Fushes së Sportit dhe merrem 5 galeta 4 lekëshe” po nuk thoshte “Na dhe ti një“.
Shkrimet, te pakta, ndërsa punët që bënte te shumta dhe te vleresuara, seminare pergjithësuese, shikime kolektive ne kopshtet eksprimentale ne shkollën “29 Nëntori” që ndiqeshin me kureshtje sidomos pas vitit 1970.
Kur doli ne pension, Mësues Fotaqi dhe mesuesit e tjere mblidheshin në Klubin e Gjuetarëve, vecanerisht në ditët e verës, nën hijen e rrapit që është dhe sot, i pa trazuar nga ererat dhe borërat e moteve. Aty pinte caj e kafe. Rakinë nuk e vinte ne gojë, nje gotë verë edhe. I shëndetshëm po mbante dietë. Regjisori i Estrades Profesioniste, Dhimo Dhima, mik dhe gjiton me te, e vleresonte per batutat e thekura dhe humorin e mencur. Në një lagje e ne nje rruge me te, ne Varosh, bënin dhe shaka me njëri tjetrin. Kur Dhimua bleu nje lavatrice te re, mesues Fotaqi, për ta ngacmuar, po dhe nga zilia, se nuk kishte, i tha “Çe deshe, ja, i ra nje burgji,(vegël) hidhe ne Përroin e Ficos “.
Mbahet mend dhe për veshjen e veçantë, në dimër me pallto të madhe, ngjitur pas trupit, me gezof nga brenda, e ngrohte, me jakë te madhe gjithashtu, me kapele repubikë, këpucë potina, me qafa, mbi to corapet e leshta, të kthyera, me bastun në moshë të madhe.
Kujtohet njeri i mirë, i admirueshëm, simpatik e me autoritet; në rrugë, ish nxënësit, edhe te rritur ne moshe, hiqnin duart nga xhepat dhe nuk harronin ta përshëndesnin; i vlerësuar në fushën e arsimit, me cmime e tituj, deri “Mesues i Merituar”.
Nga e djathta ne te majte mesuesit: Koço Sevo, Fotaq Kekezi, Tolo Fidhi, …