in

Flamur Golemi shpreh ngushellime per familjen Haxhiaj ne fshatin Asim Zeneli: “Pas bashkëshortit kjo ishte një tjetër humbje e madhe”

Vështirë të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjen Haxhiaj në fshatin Asim Zeneli, që humbi sot edhe gruan e cila mbeti e plagosur nga zjarri i disa ditëve më parë. Pas bashkëshortit kjo ishte një tjetër humbje e madhe. Kurajo dhe qofshin me kaq kusuret! Mbyllja e një dere është një gjëmë që s’përshkruhet dot sado të mudohesh të qëmtosh fjalët e duhura. Të ndëshkohen maksimalisht sipas ligjit ata që ndezën zjarre qëllimisht dhe kanë përgjegjësi për këtë katastrofë. Përsëris apelin për banorët dhe këdo tjetër: Mos luani me zjarrin, tregoni kujdes në çdo rast sepse askush nuk është aq trim apo i zoti përballë flakëve!

What do you think?

Written by admin

Me hidherim te thelle percjellim lajmin se ka nderruar jete ne spital gruaja 60 vjecare Tatiana Haxhiaj nga fshati Asim Zeneli,Gjirokaster

Nje shkrepje me pamje Gjirokastra nga Ura e Lumit