in

Flamur Golemi: “Bebushi” siç i thërrisnin të gjithë në Gjirokastër ishte e do të mbetet një emblemë e Luftëtarit…”

Takimin e fundit me Mustafa Hysin para pak ditësh e kam ende në kujtesë. Në gjithçka folëm pas çdo fjale të tij kuptoja entuziazmin e madh për ringritjen e klubit të Luftëtarit dhe ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, aty ku e meriton. Por për dreq vdekja vjen gjithmonë pa pyetur e jo më të marrë leje. “Bebushi” siç i thërrisnin të gjithë në Gjirokastër ishte e do të mbetet një emblemë e Luftëtarit si ish futbollist i klubit dhe trajner ndër vite.

Ishte nga ata njerëz që po ta thërrisje për t’i kërkuar mendim apo për të punuar me Luftëtarin, nuk të thoshte kurrë jo. Kur je mirë të vijnë të gjithë e të afrohen, ndërsa Mustafa Hysi të gjendej aty si fjalëpakë e punëshumë edhe në ditët më të vështira. Për këtë gëzonte respektin e të gjithëve në Gjirokastër dhe jo vetëm. Le të shërbejë pasioni i tij për Luftëtarin dhe trashëgimia e madhe që la pas, si një amanet për të gjithë në, që ta ringremë klubin aty ku e meriton. E di që nuk është ky rasti për të folur shumë për futbollin e për Luftëtarin në veçanti, por zor ta ndash Mustafa Hysin nga klubi që i dedikoi gjithë jetën.

Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes dhe dy vajzave. Lamtumirë “Bebush”, shpirti yt u prehtë në paqe!

 

 

 

 

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Lajm i hidhur nga Gjirokastra/Ndahet nga jeta Mustafa Hysi (Bebushi) trajneri i ekipit te Luftetarit

Nga Gaqo Kristo/ Per mesues Fotaq Kekezin qe na jepte Botanike e Zoologji në shkollen Koto Hoxhi