Kemi shkruar dhe me pare per shënimet e kronikat turk Evlia Çelebi per Gjirokastren dhe krahinat rreth saj.
Kësaj here ju sjellim disa fakte dhe përshkrime për ngjarje te veçanta që na kanë lënë “pa gojë” se tingëllojnë të pabesueshme.
Këtë ndoshta e kanë menduar dhe lexues te tjerë kur janë njohur me librin e tij të përkthyer ne shqip “Shqiperia 350 vjet më parë” që duhet thënë se është një monografi me rendesi te jashtezakonshme e kohës së shkuar, me manifestime të jetës shoqërore dhe ekonomike edhe te vendit tone të cilat Ai i përshkruan me kthjethtësi dhe me hollësira të papritura.
Për zakonet e gjirokastritëve Çelebiu shkruan se gjirokastritët janë shumë trima dhe jetojnë gjatë dhe se për shëndet e jetëgjatësi favorizohen nga klima e pastër dhe e shëndetshshme, ushqimet që përdornin, simiten e bardhë si qumesht, pogaçen e pjekur ne shpuzë, verën e kuqe dhe rrushin moskat.
Ja si na çudit edhe me këtë fakt:
“Këtu kam parë njerëz në moshën 170 vjeç, që gëzojnë një shëndet të plotë. Deri në moshën 80 vjeç nuk shihet njeri me mjekër. Deri dhe pleqtë më të shkuar në moshë armatosen burrërisht dhe, kaluar ose më këmbë, shkojnë në malet e Kurveleshit për t`i shtruar shqiptarët e pabindur dhe luftojnë me Venecianët”.
Hajde ta besosh!
Po jo më larg se një javë më parë, në internet shkruhej se njeriu edhe ne Shqiperi mund te rrojë edhe 140 vjeç. Eh sa mirë të të ndodhte kjo!
Po dhe mundet!